Vrau gruan me armën e shërbimit, burg pa afat për gardistin

Vrau gruan me armën e shërbimit, burg pa afat për gardistin

103
0
Shares

Në Gjykatën për Krime të Rënda ka lënë në burg gardistin Alekt Arapin, i cili tre ditë më parë vrau gruan e tij me armën e shërbimit.

Në seancën gjyqësore gardisti Arapi ka shprehur pendesë për krimin.

Si ndodhi ngjarja

Mëngjesin e 12 janarit, në lagjen Allias të Tiranës, 44 vjeçari Alket Arapi, punonjes i Gardës së Republikës vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij 36 vjeçe Ervilma Seferaj.

Kanë qenë banorët e pallatit që kanë sinjalizuar policinë për ngjarjen. Menjëherë pas kësaj kanë mbërritur efektivët e komisariatit katër të cilët e kanë ndaluar brenda banesës 44-vjeçarin. Ndërsa mësohet se ai nuk ka bërë asnjë rezistencë në momentin kur është ndërhyrë.

Çifti kishte dhe një fëmijë 3 vjeçar, e cila është gjendur në dhomë ngjitur me ambientin ku ishte kryer krimi.

Dyshimi i ngritur nga hetuesit është konflikti i çastit, por nuk është përjashtuar as xhelozia. Medja mësohet se Arapi ka shprehur dyshime dhe në  dëshminë e dhënë në komisariat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY