‘Platformë për të drejtat e pedagogëve në 40 pika fillestare’

‘Platformë për të drejtat e pedagogëve në 40 pika fillestare’

89
0
Shares

Profesori dhe akademiku Artan Fuga ka propozuar një platformë për të drejtat e pedagogut, e cila sipas tij bazohet dhe nis me 40 pika fillestare.

Platformë për të drejtat e pedagogëve në 40 pika fillestare!

(Nuk kuptoj dot se përse vimë vërdallë pa platforma dhe nuk kërkojmë të drejtat që na duhen për të shërbyer si duhet !)

  1. – Punonjësi i universitetit gëzon drejtpërdrejt të gjitha të drejtat që ja njeh kushtetuta e RSH, ligja për arsimin lartë, kuadri i përgjithshëm ligjor në fuqi, si edhe statuti dhe rregulloret në fuqi të UT.
    2. – Punonjësi akademik i universitetit është i lirë të zhvillojë të gjitha bindjet dhe idetë e tij në kërkimin shkencor dhe në mësimdhënie mjafton që ato të mos jenë të shpallura antikushtetuese nga kuadri ligjor në fuqi. Cdo penalizim ose pengesë që vjen për shkak të bindjeve ose ideve të punonjësit akademik të universiteteve konsiderohet diskriminim social dhe kulturor. Universiteti është një mjedis plural në planin kulturor, estetik, shkencor dhe ideor.
    3. – Territori i universitetit konsiderohet si një zonë imunitare në planin juridik e punonjësit akademik.
    4. – Punonjësi akademik i universitetit nëpërmjet pjesëmarrjes të tij në asamblenë e personelit akademik të njësisë kryesore ka të drejtë të zgjidhet dhe të zgjedhë në të gjitha funksionet e parashikuara nga ligja për arsimin e lartë, nga statuti sipas normave dhe rregullave në fuqi.
    5. – Punonjësi akademik i universitetit gëzon sipas ligjës paprekshmërinë e personit, mbrojtjen e dinjitetit të tij kundër cdo akti që cënon lirinë dhe të drejtat e tij për ushtrimin e detyrës, si edhe mbrohet nga institucioni i arsimit të lartë kundër cdo diskriminimi, presioni, intimidimi apo cdo akti që shkel të drejtat e tij.
    6. – Punonjësi akademik i universitetit është subjekti sovran në sallën ku ai zhvillon procesin mësimor. Askush nuk mund të ketë akses në të pa autorizipin e tij.
    7. – Pengesa e krijuar për cdo punonjës akademik që ai të zhvillojë procesin mësimor të parashikuar konsiderohet dhe trajtohet si dhunim për shkak të detyrës.
    8. – Punonjësi akademik i universitetit ka të drejtë të marrë informacion sipas një kërkese të thjeshtë me shkrim për të gjitha veprimtaritë dhe të dhënat financiare dhe administrative të njësisë bazë, njësisë kryesore, apo të rektoratit pavarësisht se në cilën prej tyre bën pjesë.
    9. – Punonjësi akademik i universitetit ka të drejtë të ankimohet te instancat sipërore universitare dhe të marri përgjigje me shkrim për cdo problem që ai konsideron se është viktimë e një padrejtësie nga autoritete drejtuese apo nga vendime kolektive të marra lidhur me të ose që prekin drejtpërdrejt ose tërthorazi atë.
    10. – Punonjësi akademik i universitetit ka të drejtën e pamohueshme të shpërblimit të drejtë sipas punës, shkallës të kualifikimit të tij. Ai ka të drejtën e shpërblimit sipas sasisë dhe në kohën e parashikuar në kontratën e tij të punës. Cdo vonesë në shpërblimin e tij i cel atij të drejtën e ankimit dhe të dëshpërblimit sipas interesave financiare të vonuara. Punonjësi akademik ka të drejtë të njohi të gjitha informacionet që lidhen me shpêrblimin e tij financiar, kontributet e tij shoqërore, etj.
    11. – Punonjësi akademik i universitetit ka të drejtë të ketë një vend pune korrekt ku të ketë kushte të domosdoshme të punës dhe që përfshijnë të gjitha mjetet e domosdoshme që e lejojnë atë të kryejë një punë me cilësi. Kushtet e punës të pedagogut përcaktohen në kontratën e tij të punës.
    12. – Punonjësi akademik i universitetit ka të drejtë të gëzojë në mënyrë të patjetërsueshme të drejta që vijnë nga legjislacioni në fuqi për të drejtat e autorit, për patentat, si edhe për të gjithë autorësinë e tij në leksione, referime shkencore, artikuj shkencorë etj.
    13. – Punonjësi akademik i universitetit ka akses të lirë dhe të pakufizuar në cdo mjedis universitar. Ai pajiset me kartën përkatëse të identifikimit dhe e paraqet atë saherë i kërkohet nga personeli mbikqyrës i sigurisë.
    14. – Ai ka akses të pakufizuar në fondin e librave dhe revistave të cdo njësie të universitetit, në fondin e bibliotekave, si edhe ka të drejtë te kërkojë kushtet e domosdoshme të punës për të kryer leksione me cilësi në auditore.
    15 . – Punonjësi akademik i universitetit ka pavarësi të plotë në ushtrimin e kërkimit të tij shkencor si edhe është i lirë të mbrojë, botojë dhe shprehi të gjitha rezultatet e punës të tij shkencore, jashtë cdo presioni politik, ideologjik apo psikologjik. Askush nuk ka të drejtë të ushtrojë censurë mbi punimet dhe botimet shkencore të punonjësit akademik të Universitetit.
    16. – Me përjashtim të aktiviteteve politike punonjësi akademik i universitetit ka të drejtë të organizohet në shoqata që mbrojnë interesat e tij profesionale dhe të ushtrojë aktivitet në emër të tyre në mjediset universitare sipas rregullave dhe normave që parashikohen konkretisht.
    17. – Për lëndën që mbulon, punonjësi i universitetit ka të drejtën e plotë të propozojë dhe caktojë përmbajtjen e saj, bibliografinë dhe metodologjinë e përdorur, pa ndërhyrje nga persona të tretë të pautorizuar, si edhe jashtë procedurave të përcaktuara nga rregulloret e njësisë bazë ku ai merr pjesë.
    18. – Punonjësi akademik i universitetit ka të drejtë të refuzojë zhvillimin e seancave mësimore nëse konsideron me arsye të mjaftueshme se i mungojnë kushtet labioratorike si edhe infrastruktura tjetër për një zhvillim cilësor të procesit mësimor.
    19. – Punonjësi akademik i universitetit është sovran në vlerësimin e njohurive të studentëve në lëndën që mbulon. Cdo presion i brendshëm ose nga jashtë në këtë fushë konsiderohet si shkelje e të drejtave në punë dhe i dinjitetit profesional dhe etik i punonjësit.
    20. – Cdo punonjës akademik i universitetit në kuadrin e departamentit ku bën pjesë ka të drejtë të marrë vendime kolektive për strategjinë e mësimdhënies, për numrin e studentëve të pranuar, për tarifat e studimeve sie dhe për menaxhimin e procesit mësimor.
    21. – Punonjësi akademik i Universitetit është i lirë dhe gëzon të gjitha të drejtat për të marrë pjesë në debate shkencore në të gjitha forumet që ai i quan të nevojshme, të japi gjykime për punën shkencore dhe atë mësimore të të tretëve brenda rregullave etike dhe administrative të njësisë bazë.
    22. – Punonjësi akademik i universitetit ka të marrë pjesë në të gjitha vendimmarrjet në departament dhe asambletë e njësive bazë. Cdo privim i tij nga kjo e drejtë konsiderohet shkelje e statutit të universitetit dhe ndëshkohet si e tillë.
    23. – Cdo punonjës akademik i universitetit ka të drejtë të marrë pjesë në të gjitha mbledhjet e dekanatit të njësisë ku punon, si edhe në mbledhjet e bordit, senatit dhe rektoratit të universitetit. Instanca universitare të specializuara dhe asnjëherë ad hoc, sipas statuit të universitetit. Cdo vlerësim tjetër nuk është veçse ndihmës dhe anësor, pa efekte zyrtare mbi karrierën e pedagogut.
    24. – Cdo punonjës akademik universitar mund të vlerësohet shkencërisht vetëm nga
    25.- Cdo punonjës akademik i universitetit ka të drejtë të marrë pjesë si aksionar në të gjitha pasuritë universitare të kthyera në aksione me vlerë.
    26. – Punonjësi akademik i universitetit në përputhje me etikën profesionale dhe detyrimet e tij administrative është përgjegjës për mbarëvajtjen e mesimit në auditoret ku ai lektoron dhe ka të drejtën e mospranimt të asnjë ndërhyrjeje të pajustifikuar me rrethana të pazakonta nga kushdo në auditorin ku ai është duke lektoruar.
    27. – Me propozim te anëtarit të personelit akademik, me miratimin e drejtuesit të njesise kryesore, pas aprovimit nga Rektori, cdo pedagog mund të kryejë veprimtari kërkuese shkencore, botuese, të bashkëpunojë në procesin e mësimdhënies në bashkëpunim me njësi bazë vendase ose të huaja. Kjo veprimtari duhet të njihet si kontribut i tij si punonjës akademik i universitetit, të sjelli dobi për rritjen e cilësisë të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor të universitetit, si edhe të nxisi bashkëpunimin e universitetit me universitetet dhe qendrat e tjera të kërkimit shkencor brenda dhe jashtë vendit.
    28. – Për të gjitha konferencat shkencore jashtë vendit, organizuar nga institucione universitare homologe, ku punonjësi akademik merr pjesë si lektor, ka të drejtën e financimit nga ana e universitetit të tij.
    29. – Punonjësi akademik i universitetit ka të drejtë të kërkojë mbulimin nga ana e universitetit të gjitha shpenzimeve për infrastrukturën, mjetet e punës, si edhe për librat që ai konsideron të domosdoshme për t’i pasur në dispozicion të tij.
    30. – Punonjësi akademik universitar ka të drejtën të përfitojë nga fondi buxhetor i veçantë që mbështet botimet shkencore në open acces brenda dhe jashtë vendi.
    31. – Për të gjitha tekstet që konsiderohen me nivel të lartë dhe të domosdoshme për procesin mësimor, punonjësi pedagogjik i universitetit ka të drejtë të mbështetet financiarisht.
    32. – Asnjë autoritet nuk mund t’i imponohet punonjësit akademik të universitetit për të marrë pjesë në veprimtari kërkimore e shkencore që ai i konsideron në kundërshtim me etikën dhe bindjet e tij fetare, politike ose ideore.
    33. – Punonjësi akademik i universitetit ka të drejtë të ketë së paku një hapësirë shkencore botimi të vendosur në dispozicion nga universiteti për kërkimin e tij shkencor.
    34. – Punonjësi akademik i universitetit ka të drejtë të ketë akses të lirë në të gjitha arkivat universitare. Ai ka të drejtë t’i sigurohen nga bibliotekat universitare të gjitha revistat e huaja me nivel të lartë në disiplinat që mbulon.
    35. – Cdo pedagog, punonjës shkencor, student ka të drejtën për të pasur një hapësirë virtuale dhe numerike në hapësirën në web të universitetit.
    36. – Punonjësi i universitetit ka të drejtën e lejes krijuese shkencore të financuar me pagën e plotë për cdo kërkim shkencor të aprovuar nga instancat universitare përgjegjëse për të.
    37. – Cdo punonjës akademik i universitetit ka të drejtën e mësimdhënies në të gjitha universitetet brenda dhe jashtë vendit me përjashtim të rasteve kur kjo paraqet konflikt interesi në dëm të universitetit ku ai është punësuar. Titujt dhe gradat shkencore të tij njihen për efekt punësimi në të gjithë sistemin universitar të Shqipërisë.
    38. – Cdo punonjës akademik i universitetit ka të drejtën të ketë një llogari financiare për të administruar fondet e krijimit shkencor ku është angazhuar.
    39 – Paga e cdo punonjësi akademik të universitetit indeksohet cdo vit mbi bazën e rritjes të inflancionit në vend.
    40 – Cdo punonjës akademik i universitetit ka të drejtë të përfitojë nga të ardhurat që vijnë nga shërbimet nga të tretët nëse ka kontribuar për to.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY