Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO +18/ Ky është momenti i ekzekutimit me 14 plumba i ish-policit Arben Bilali

02/02/2019
VIDEO +18/ Ky është momenti i ekzekutimit me 14 plumba i ish-policit Arben Bilali
Share on FacebookShare on Whatsapp

Këto janë momentet e fundit të jetës së Arben Bilalit, i ekzekutuar me breshëri kallashnikovi në derë të shtëpisë. Në pamjet filmike të siguruara nga Top Channel duket qartë se si 50-vjeçari, ish polic, u qëllua sapo zbriti nga një automjet.

Makina me të cilën udhëtonin atentatorët rezulton të jetë një Mercedez Benz me ngjyrë të errët, me targa false, të siguruara nga një mjet Fiat Punto, i raportuar i vjedhur dy vite më parë në qytetin e Vlorës.

Plot 14 plumba u zbrazën mbi Arben Bilalin, sipas një plani kriminal të mirëorganizuar dhe të mirë detajuar. Asnjëri nga vrasësit nuk ekspozohet dhe nuk del nga makina, e cila pas breshërisë, largohet qetësisht në drejtim të paditur. Ata qëllojnë egërsisht mbi Arben Bilalin.

Sipas policisë, nga çfarë kuptohet pas ekspertizës së pamjeve filmike, vrasësit janë të informuar se zona ishte e blinduar me kamera sigurie e për këtë arsye ata nuk rrezikojnë të dalin jashtë makinës. Prokuroria ka dyshime të forta se Arben Bilali, të cilit më herët i janë vrarë edhe dy vëllezër të tjerë, është ekzekutuar për motive të hakmarrjes.

Për këtë shkak janë sekuestruar disa kamera sigurie nga disa biznese. Janë pyetur gjithashtu dhjetëra persona, që të gjithë dëshmitarë okularë, miq të viktimës, familjarë, por edhe të dyshuar dhe persona për të cilët ka dyshime se viktima ka patur konflikte më herët.

Për grupin e hetimit në sektorin kundër vrasjeve ka shumë mundësi që vrasja e Bilalit të jetë në vazhdën e shumë krimeve të tjera të startuara prej 1992-shit, por ende nuk ka prova konkrete, përpos informacioneve policore.

Këto të dhëna hedhin dritë mbi një konflikt mes fiseve Ymeri dhe Xhabafti, që sidoqoftë nuk janë të vërtetuara, por mbeten vetëm dyshime. Ajo që dihet është se në favor të hetimeve janë edhe dy dëshmi bindëse për prokurorinë, në të cilat tregohet se si përpara se të vritej, Arben Bilali është ndjekur hap pas hapi deri ditën kur ai sapo kishte pirë një kafe dhe miku i tij po e çonte në shtëpi. /TCH.

©

Tags: arben bilaliish policitiranevrasje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
Ngarkesa e gjyqtarëve, sfida e balancimit nuk kalohet as me hartën e re gjyqësore

Mereme Sela, padi në Gjykatën Administrative, cili është vendimi për kandidaten e skualifikuar në garën në PD

13/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.