Pas denoncimit të PD, anëtari i KPK paraqitet në Prokurorinë e Tiranës

Pas denoncimit të PD, anëtari i KPK paraqitet në Prokurorinë e Tiranës

220
0
Shares

Anëtari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Lulzim Hamitaj, i është përgjigjur thirrjes së prokurorisë së Tiranës.

Para pak minutash,  Hamitaj është parë në hyjë në ambjentet e prokurorisë ku do të merret në pyetje nga prokurori Gentian Habazaj.

Prokuroria e Tiranës i dërgoi një fletëthirrje Hamitajt, pas denoncimit të PD se ai ka falsifikuar certifikatën e tij të anglishtes.

Denoncimi i PD

PD: Të shkarkohet Komisioneri Lulzim Hamitaj, të nisë hetimi për falsifikim dokumentash

Partia Demokratike i kërkon publikisht Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të fillojnë procedurat disiplinore për shkarkimin e tij të menjëhershëm nga detyra për:

A. Mosplotësimin prej tij te kushteve dhe kërkesave Kushtetuese dhe Ligjore per te qene Gjyqtar/Komisioner ne organit kushtetues te Vettingut KPK

B. Përdorimin prej tij te Çertifikatës se falsifikuar përsa i përket mbrojtjes se gjuhës se huaj

C. Falsifikimin prej tij te CV, Formularëve dhe te akteve, ne lidhje me kualifikimin, te dorëzuara pranë organeve shtetërore dhe qw jane marrë ne konsideratë dhe kanë shërbyer pwr zgjedhjen e tij si Gjyqtar/Komisioner nw Komisionin e Pavarur tw Kualifikimit.

Partia Demokratikei kërkon publikisht organit të prokurorisë që të nisë menjëherë procedim penal ndaj Komisionerit të vettingut Lulzim Hamitaj për falsifikimin dhe përdorimin e dokumenteve të falsifikuara, të cilat i ka depozituar pranë organeve shtetërore dhe për të cilën Kodi Penal parashikon dënim deri në 4 vjet burgim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY