Partia Demokratike ka reaguar në një deklaratë zyrtare për shkarkimet e njëpasnjëshme të drejtorëve nga ministrja e re e Infrastrukturës Balluku.
Nga selia blu, deputetja Dhurata Çupi tha se shkarkimi i këtyre drejtorëve, nuk mjafton, pasi ata duhet të ishin në burg pas skandalave ku janë përfshirë.
Sipas deputetes, drejtorët mbrohen nga kryeministri Edi Rama, i cili i largoi për të larë duart nga vjedhjet dhe mbyllur çështjen ndaj tyre.
Deputetja thotë Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Edi Rama duhet të hetohen për skandalin e vjedhjes së unazës së Re dhe se tenderi 20 milionë euro për një 1 km rrugë duhet të anullohet.
LIVE – Dhurata Çupi deklaratë për mediat.
Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Mardi 22 janvier 2019
K.Balliu/DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/