Ish-presidenti: Rama ka vetëm një mundësi për t’u bërë Ministër i Jashtëm

Ish-presidenti: Rama ka vetëm një mundësi për t’u bërë Ministër i Jashtëm

134
0
Shares

Ish-presidenti Bujar Nishani është ndalur tek neni 103 për të komentuar vetëpropozimin e kryeministrit Edi Rama.

Nishani thotë se kur dikush është ministër nuk mund të ushtrojë veprimtari të tjera shtetërore. Madje për këtë ai sjell ndërmend dhe shembullin e Lleshajt i cili përsa kohë ishte tek Forcat e Armatosura nuk mund të bëhej dot ministër.

Sipas Nishanit, Edi Rama ka një mundësi për t’u bërë ministër i jashtëm: Të dorëhiqet më parë si Kryeministër.

REAGIMI I PLOTË

Një Kryeministër provokator ndaj Kushtetutës dhe Presidentit të Republikës apo rruga e gjetur për tu larguar ?
Kushtetuta e Shqipërisë e ndalon që Ministri të ushtroj dhe funksione të tjera shtetërore.
Kryeministri nuk mund të jetë dhe Ministër.

Neni 103
Pika 2. “Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as …………..”

Kjo çështje u sqarua publikisht dhe institucionalisht në rastin e dekretimit të Lleshajt.
Ai nuk u dekretua sa kohë ushtronte “de jure”, funksione në Forcat e Armatosura.
Pasi u lirua nga ato funksione u bë dekretimi i tij si ministër.
Edi Rama ka vetëm një mundësi të bëhet Ministër i Jashtëm. 
Të dorëhiqet më parë si Kryeministër.
Presidenti mund të dekretoj Ministër vetëm një person i cili nuk ka “veprimtari” tjetër shtetërore.
Këtë e thotë të zezë mbi të bardhë, Kushtetuta e Shqipërisë.
Ndoshta kjo është rruga që ka gjetur vetë Edi Rama për tu larguar ?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY