Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën “Arrest me burg” për Gazmend Mustën, i cili akuzohet për vrasjen e gruas dhe motrës së saj 18-vjeçare. Krimi makabër ndodhi në Ballsh, në prani të dy fëmijëve të mitur të çiftit.
Ngjarja
Sipas policisë, Gazmend Musta, 34 vjeç ka qëlluar me thikë gruan dhe motrën e saj, të cilat për shkak të plagëve kanë ndërruar jetë në vend.
Në momentin që kreu vrasjen e gruas dhe kunatës, babai i dy fëmijëve 3 dhe 7-vjeç ishte i dehur.
Mësohet se autori kishte thirrur motrën e gruas për drekë, por më pas gruaja e 34-vjeçarit i ka kërkuar bashkëshortit që të shkojë bashkë me motrën të prindërit e saj. Këtu dyshohet se ka lind konflikt dhe pas përplasjes dhe debatit verbal, autori ka qëlluar me thikë duke vrarë gruan dhe kunatën 18-vjeçare.
Viktima të kësaj ngjarje të rëndë kanë mbetur gruaja Gentiana Caushaj dhe motra e saj Merisa Caushaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/