U arrestua në Greqi, kush është porositësi i vrasjes së Artan Cukut

U arrestua në Greqi, kush është porositësi i vrasjes së Artan Cukut

461
0
Shares

20 muaj pas vrasjes së komisar Artan Cukut policia ka njoftuar kapjen e të dyshuarit kryesor për porositjen e vrasjes, atij të Bledar Jambellit.

Arrestimi u bë falë bashkëpunimit ndërkombëtar.

Ishte Mikel Shallari,ekzekutuesi i Cukut, ai që pranoi  të rrëfejë  për  njeriun që e pagoi për vrasjen duke rikthyer historinë e një arrestimi në vitin 2012, kohë kur Cuku ka qenë nëndrejtor policie në Vlorë.

Shallari i përmendi prokurorëve emrin e Bledar Jambellit, i njohur ndryshe si Rikard Muho, 38 vjeç nga fshati Mbrostar i Fierit. Jambelli ka qenë i arrestuar nga policia, si vrasës me pagesë në dhjetor të vitit 2012.

Deri tani, është vënë në pranga ekzekutori i Cukut, Mikel Shallari, i cili është dënuar me 10 vite për këtë krim, ndërsa mban statusin e bashkëpunëtorit të policisë.

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Artan Çuku u ekzekutua me armë zjarri rreth orës 20:45 (8 prill 2017) në zonën e njohur si “Rruga e Kosovarëve” në Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY