Krishtlindje, apeli i Papa Françeskut për të pasurit: Bëni një jetë më...

Krishtlindje, apeli i Papa Françeskut për të pasurit: Bëni një jetë më të thjeshtë

86
0
Shares

Në festën e Krishtlindjeve, Papa Françesku ka një apel të rëndësishëm.

Papa Françesku u ka bërë thirrje njerëzve të pasur në vendet e zhvilluara që të jetojnë një jetë më të thjeshtë.

Ai gjithashtu dënoi ndarjen e madhe mes të pasurve dhe të varfërve në botë, duke thënë se lindja e Jezusit ndodhi në varfëri  dhe kjo duhet t’i bëjë të gjithë të reflektojnë mbi kuptimin e jetës.

Ai i tha të gjitha këto,  ndërsa drejtoi një meshë në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan për festimet tradicionale të Krishtlindjeve.

Është Krishtlindja e gjashtë e 82-vjeçarit si kreu i Kishës Katolike Romake.

Në predikimin e tij, Papa Françesku tha se lindja e Krishtit vuri në dukje një mënyrë të re për të jetuar “jo duke ngrënë dhe grumbulluar, por duke ndarë dhe dhënë”.

Ai vazhdoi: “Le të pyesim veten: A duhet me të vërtetë të gjitha këto objekte materiale dhe receta të komplikuara për të jetuar? A mund të menaxhohet jeta pa të gjitha këto gjëra panevojshme për të jetuar një jetë thjesht?

Në Ditën e Krishtlindjeve të martën, Papa do të dërgojë mesazhin e tij “Urbi et Orbi” (në qytet dhe në botë) nga ballkoni i Shën Pjetrit.

Françesku, Papa i parë nga Amerika Latine, ka nxjerrë në pah gjendjen e të varfërve si një ndër problemet dhe çështjet themelore.

BBC News

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY