Një rast i pazakontë është transmetuar në Fiks Fare. Një e moshuar nga Lushnja ka kërkuar të marrë pensionin e saj, ndërkohë punonjësja e banksë i ka thënë që në llogarinë e saj ka 143 milionë lekë të vjetra.
Akoma dhe më i pazakontë bëhet rasti, kur gruaja nuk i pranon ato lekë, por kërkon vetëm pensionin e saj. Sipas saj, dikush ka bërë gabim dhe duhet të rregullojnë problemin.
”Jam pensioniste prej katër vitesh. Marr pensionin 143 mijë lekë, i hoqa nga fshati, se më vinin në fshat, dhe i çova në bankë. Atje pyes që më ka ardhur apo s’më ka ardhur pensioni. Dhe më thotë ajo që i ndan atje, ka ardhur, po më pyet se vite ke pa e marrë pensionin? Sa merr? Mbasi i tregova drejtë siç ishte puna më tha e di se të ka ardhur një shumë e madhe. Sa? Një shumë e madhe tha sa të bësh një pallat.
Nuk di fare. Desha vetëm pensionin tim. Ato që kanë bërë gabimin le t’i tërheqin prapë, unë desha pensionin tim”, u shpreh e moshuara.
Humes nga Çerma e Lushnjes në vend të pensionit i çojnë 143 milionë lekë në llogarinë bankare. Ndiqni kronikën!
Publiée par Fiks Fare sur Vendredi 14 décembre 2018
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/