VIDEO/Kryemadhi bën thirrje: O sot o kurrë! Të hënën LSI t’i bashkohet...

VIDEO/Kryemadhi bën thirrje: O sot o kurrë! Të hënën LSI t’i bashkohet protestës të studentëve

104
0
Shares

Dita e shtunë nuk ka qënë pushim për opozitën. Pas mbledhjes së Kuvendit të PD, për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit, nga ana tjetër, Lëvizja Socialiste për Integrim po zhvillon takim me strukturat e saj në qytetin e Durrësit.

Monika Kryemadhi foli për protestën e studentëve, duke deklaruar se takimi i sotëm në Durrës do të jetë dhe një komunikim njerëzor përveçse politik.

Sipas saj, protesta është frymëzuese dhe paqësore ndërkohë që të gjithë duhet ta mbështesin.

Në këtë takim,  ajo bëri thirrje për LSI që të bashkohen me protestën e tyre për një kauzë të përbashkët.

Kryemadhi thotë se Edi Rama po e mban peng këtë vend të ndryshojë.

”Të hënën bashkojuni studentëve. Nëse nuk i bashkohemi pa flamuj partiak e karta anëtarësie do të jetë shumë vonë për ata, për ne dhe Shqipërinë. Sfida e Shqipërisë nuk është që të mbajmë Edi Ramën në pushtet dhe një grusht të vogël njerëzish por hapja e negociatave, integrimi në BE. Secili ti hipë furgonit dhe ti bashkoheni. O sot o kurrë, kemi shansin dhe mundësinë ti japim një shpresë të rinjve se ky vend do bëhet një ditë”, tha Kryemadhi.

Situata politike shumë e rënd, takim me strukturat e LSI-së Durrës

Situata politike shumë e rëndë, takim me strukturat e LSI-së Durrës.

Publiée par Monika Kryemadhi sur Samedi 15 décembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY