Shpenzimet për arsimin, shqiptarët paguajnë dyfishin në dy vitet e fundit

Shpenzimet për arsimin, shqiptarët paguajnë dyfishin në dy vitet e fundit

108
0
Shares

Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se në dy vitet e fundit, barra e shpenzimeve që arsimi ngarkon në buxhetin e familjeve shqiptare është rënduar me dy herë. Sipas INSTAT, nëse në vitin 2015, shpenzimet për arsim merrnin mesatarisht 2.1 për qind të buxhetit familjar, vitin e kaluar pesha e buxhetit që familjet shpenzojnë për shkollimin e fëmijëve kërceu në 3.9 për qind.

Kjo e bën Shqipërinë një nga vendet, ku familjet sakrifikojnë më shumë financiarisht për të shkolluar fëmijët e tyre. Në bashkimin europian, shpenzimet për arsim zënë vetëm 1.1 për qind të buxhetit familjar, pra gati 4 herë më pak se sa ajo që shpenzojnë

Por pse arsimi është kaq i shtrenjtë për familjet në Shqipëri?

Shkaku kryesor duket i lidhur me shpenzimet publike. Prej vitesh, buxheti që qeveria shqiptare shpenzon për arsimin ka ngrirë rreth 3 për qind e prodhimit kombëtar. Në Bashkimin Europian shifra mesatare e shpenzimeve publike për arsimin është sa 4.9 për qind e prodhimit kombëtar, ndërsa në vende të caktuara ajo arrin edhe në 7 për qind.

Meqenëse qeveria shqiptare jep më pak për arsimin nga buxheti i shtetit, kjo i detyron familjet që ta përballojnë nga xhepi i tyre koston.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY