DETAJE/Ekzekutohet shqiptari në Berlin, dëshmitarët tregojnë për ngjarjen e rëndë

DETAJE/Ekzekutohet shqiptari në Berlin, dëshmitarët tregojnë për ngjarjen e rëndë

159
0
Shares

Gazeta gjermane BILD ka raportuar së fundmi mbi vrasjen e një shqiptari.

Në artikull shkruhet se të shtunën në mbrëmje, një burrë i moshës 47 vjeçare u qëllua në një trotuar. Pas kësaj, autori i vrasjes, një 60 vjeçar e ktheu armën në vetvete dhe vdiq pak kohë më vonë në një spital.

Ngjarja ka ndodhur në Berlin. BILD thotë se hetimet kanë bërë me dije se qartë shqiptari u  godit, pak pasi kishte mbaruar punën. Dhe ai ishte një baba, në rrugën e tij për një takim me familjen.

NGJARJA

E shtuna në mbrëmje, orën 20.40: Blendi G. (47 vjeç), ishte roje sigurie në dyqanin Boss në Kurfürstendamm dhe në atë orë kishte lënë punën.

Rrugës për në shtëpinë e tij, vetëm 200 metra përpara numrit të shtëpisë 3 një njeri me një pulovër të bardhë del dhe hap zjarr. Pastaj vrasësi i tij hyn në shkallët para hyrjes së shtëpisë – dhe e drejton armën nga vetja.

“Bild” shkruan se njëri prej dëshmitarëve të ngjarjes ka parë skenën dhe ka shkuar në ndihmë të shqiptarit. Dëshmitari thotë se ka dëgjuar 3-4 të shtëna.

“Ai mori frymë dy tre herë dhe më pas pushoi (vdiq). S’mund të bëja asgjë”– shprehet një nga dëshmitarët që i shkoi në ndihmë Blendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY