Kanë dalë pamjet e sulmit me armë në lokalin e 47 vjeçarit Saimir Taullau, i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në Lushnjë.
Ngjarja dyshohet se ka lidhje me një hakmarrje të mundshme, pasi Saimiri është vëllai i Baki Taullaut i cili mbeti i vrarë në vitin 2005-së nga anëtarët e bandës së Aldo Bares.
Dyshohet se motivi i atentatit ndaj tij është hakmarrje, nisur nga konflikti i hershëm i familjes së tij me “Bandën e Lushnjës”.
Në vendin e quajtur “Rotondo e Plugut”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit Saimir Taullau, 47 vjeç, banues në Lushnje,” njofton policia.
Për pasojë ka mbetur i plagosur lehtë shtetasi i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj si edhe identifikimin e autorëve.
Në hyrje daljet e qytetit janë ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/