Gashi Nuka, babai i efektives së policisë, Ina Nuka që humbi dy gishtat e dorës nga protesta e dhunshme dje para Kuvendit shprehet se gjendja e vajzës për momentin është e mirë, ndërsa pritet që të transportohet për në Turqi për mjekim të specializuar.
Në intervistën për Report Tv, ai thotë së mjekët i kanë dhënë shpresë për gishtat pas ndërhyrjes në Turqi, ndërsa dhunën e cilësoi si të pa tolerueshme.
Intervista e babait të Ina Nukës
Si është gjendja e vajzës suaj?
Gjendja po përmirësohet për momentin. Ka dhimbje, por është më mirë. Problemi është te gishtat, i janë këputur dy gishta
Çfarë iu kanë thënë mjekët?
Na kanë dhënë një fare shprese, por jashtë vendit në Turqi
Kur do të niset?
Nga momenti në moment, sapo të jetë gati
Çfarë iu tha kryeministri?
Komunikoi bashkëshortja, tha që do të bëjmë çfarë është e mundur për vajzën që të rregullojmë gishtat sikur i pati. Jemi me shpresë
Si e gjykoni atë që ndodhi dje?
Dhuna është e patolerueshme. Mesazhi im është që të mos ndodhë më ajo ndodhi, pasi dje ishte vajza ime, nesër mund të jetë një tjetër. Kushdo ka të drejtë për protestë 24 orë non stop, por pa dhunë.
Kush mendoni se është përgjegjës?
Nuk kam çfarë të them, nuk bëj njeri përgjegjës, pasi kam parë gjë si ndodhi ngjarja
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/