Arrestohet shqiptari në Gjermani, iu gjet kokainë me vlerë 1.1 milionë...

Arrestohet shqiptari në Gjermani, iu gjet kokainë me vlerë 1.1 milionë euro, pjesë e bandës së rrezikshme

207
0
Shares

Një 30 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë gjermane pasi gjatë një kontrolli të automjeteve në autostradën gjermane A3 në afërsi të Aschaffenburgut në Bavari, policia i gjeti 12.9 kilogramë kokainë me një vlerë të llogaritur në tregun e zi prej rreth 1.1 milion euro.

Shqiptari ishte prej shumë kohësh në vëzhgim të policisë e cila kishte dyshime të forta se ai ishte pjesë e një bande që merreshin me shitjen e lëndëve narkotike.

Droga ishte instaluar në mënyrë profesionale dhe ishte fshehur në pjesë të ndryshme të veturës, ka njoftuar të premten prokurori në Ellëangen dhe policia kriminale në Aalen.

30-vjeçari thuhet se kishte ardhur nga Holanda dhe donte të shkonte në Aalen.

Shqiptari ka qenë anëtar i një bande të rrezikshme të trafikimit të lëndëve narkotike.

Hetimet kundër bandës së drogës kanë vazhduar për muaj të tërë. Tre anëtarët e tjerë të dyshuar të bandës, 21 vjeç, 22 vjeç dhe 53 vjeç, tashmë ishin arrestuar në shtator. Pas arrestimit ata janë mbajtur  në paraburgim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY