Mediat lokale italiane informojnë se mëngjesin e sotëm autoritetet e drejtësisë kanë vënë në pranga 6 persona të akuzuar per trafik drogë nga Shqipëria drejt Italisë.
Gjatë hetimeve janë sekuestruar 260 kg marijuanë e gjysëm kg kokainë e fshehur në tubat e një gomone e kapur gjatë verës së 2018.
Droga ishte e parfumosur me aroma jasemini për t’i shpëtuar nuhatjes së qenve antidroga. Gomonia me drogë u kap me 4 korrik 2018 ndërsa transportohej në autostradë nga një automjet tip Honda e që ndiqej nga një tjetër automjet tip Fiat.
Në pranga u vunë 2 italianë nga Brindisi Fulvio Lonero e Massimo Ferrero.
Është hera e parë që antidroga italiane zbuloi një sasi droge e kamufluar me aromë jasemini.
Sekuestrimi i telefonave celularë ka ndihmuar investiguesit italianë të zbardhin aktiviteton kriminal e të vëne në pranga bashkëpunëtorët e dy të arrestuarve.
Gjatë ditës pritet konferenca e shtypit e Prokurorisë së Brindizit me më shumë detaje mbi operacioni e sotëm./Ora News
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/