Vrasja në Shkodër, reagon Berisha: Maskat u larguan për të takuar Bushatin

Vrasja në Shkodër, reagon Berisha: Maskat u larguan për të takuar Bushatin

213
0
Shares

Ish-kryeministri Berisha ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur në Shkodër, ku mbeti i vrarë 31-vjeçari Fatos Ferracaku dhe u plagos miku i tij.

Berisha në reagimin e tij thotë se maskat që kryenë krimin e rëndë, janë larguar në mbledhjen e organizatës kriminale Rilindja.

Sipas Berishës, ata do të takohen me Ditmir Bushatin, duke futur kështu në këtë ngjarje dhe ministrin e jashtëm.

Kjo ngjarje e rëndë rikthen dhe njeherë vemendjen në qytetin verior pasi është cilësuar si epiqendra e krimeve dhe vrasjeve pa autor. Pikërisht, ky atentat vjen vetëm një ditë pas vizitës së zv. ministrit Sandër Lleshaj në Shkodër ku kërkoi rritjen e sigurisë në këtë qytet. Por gjithashtu vjen edhe pas deklaratës së kryeministrit Rama i cili duke iu referuar ngjarjeve kriminale u shpreh se “kokat hënkshin”

Reagimi i plotë: 

Operacioni “forca e krimit” godet perseri ne Shkoder!

Maskat ekzekutojne nje banor dhe plagosin rende nje tjeter ne qytet. Maskat largohen per ne mbledhjen e organizates kriminale Rilindja. Do takohen me Ditzi Bushatin per te degjuar porosite e Kallam Deshtakut per konkurrencen me kallashnikov. sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY