Teksa Edi Rama vijon të luajë lojën e tij të shahut për emërimin e Sandër Lleshit, vëmendja e opozitarëve është tjetërkund, në problematika më serioze të cilat kanë mbetur pa përgjigje.
Nga selia e LSI, Sekretari i Përgjithshëm Endrit Braimllari i ka drejtuar 10 pyetje Edi Ramës, lidhur me përfshirjen e tij në trafikun e drogës.
10 pyetjet për Edi Ramën:
Pse e dha dorëheqjen Fatmir Xhafa?
Pse ka frikë Edi Rama, kryeministër i vendit, nga Avdylajt?
Pse ka frikë Edi Rama, kryeministër i vendit, nga Bajrat?
Çfarë ju ka premtuar ai atyre?
Deri ku shkon përfshirja e Edi Ramës me laboratorin e Hasit?
A e gjeti Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, pronarin e 613 kg të kokainës në Maminas?
Pse e kërcënon Ndokaj nga burgu Edi Ramën?
A e kërcënon Vangjush Dako Edi Ramën?
A është kthyer Edi Rama në kredi bankare për Vangjush Dakon?
Me çfarë materialesh e kërcënon Saimir Tahiri dhe deri ku shkon përfshirja e Edi Ramës në çëshjten e Xibrakës?
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/