Ditën e nesërme disa prej lagjeve të Tiranës do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike, për shkak të punimeve që do të bëhen në nënstacionin e ‘Uzinës Traktori’.
Në njoftimin e OSHEE thuhet se prej orës 9:00 deri në orën 13:00 do të mbesin pa energji elektrike Kodra e Priftit dhe Shkoza pjesërisht.
Njoftimi i OSHEE:
Për shkak të punimeve të planifikuara në nënstacionin “Uzina Traktori”, në datën 12 Nëntor do të stakohet energjia në këtë nstacion nga ora 09:00-13:00.
Pa energji do të mbesin Kodra e Priftit, Shkozë pjesërisht




