HISTORI/Kështu u vra Presidenti i Republikës së Korcës

HISTORI/Kështu u vra Presidenti i Republikës së Korcës

214
0
Shares

Selanik, 9 nëntor 1917 pushkatohet Themistokli Germenji, një atdhetar dhe luftetar i madh shqiptar veprimtaria e te cilit ishte e shtrire kryesisht gjate rilindjes shqiptare dhe mbas saj.
Lindi në Korçë në një familje me origjinë nga fshati i Gërmenjit te Leskovikut, i biri i Thanasit dhe Katarina. I ati qe themelues i lëvizjes “Shoqëria e Zezë për Shpëtim”, e për shkak të veprimtarisë së tij u vra në Thrakë. Më 1892 Themistokliu mërgon për në Rumani bashkë me vëllanë, Telemakun. U kthyen në atdhe pas nëntë viteve, dhe u vendosën në qendrën e vilajetit, Manastir. Aty hapën hotelin “Liria” në fillim të vitit 1908, veç dhomave për të fjetur, kishte një restorant, një sallë të madhe për konferenca dhe një bibliotekë që mund ta shfrytëzonin të gjithë. Në një dhomë të fshehtë ndodhej shtypi kombëtar: libra, gazeta dhe revista të shtypura në gjuhën shqipe në Sofje, Bukuresht, Boston e gjetkë. Qe pikë mbledhjeje për rininë shqiptare që shkollohej atëkohë në qytet. Ndihmoi për organizimin e Kongresit të Manastirit, që u mbajt në hotelin e tij. Në fillim të prillit të vitit 1911, Themistokli Gërmenji shkoi në Sofje, ku e priti Nikollë Ivanaj.
Gjatë kohëve të Luftës Ballkanike njihet me Ismail Kemal Bej Vlorën dhe emërohet nënprefekt në Skrapar. Me ardhjen e Princ Vidit është shef policie në Korçë deri që me ardhjen e grekëve shtrëngohet të dalë në Bullgari. Me vrasjen e të vëllait, Telemakut, do kujdesej për rritjen e të birit, nipit Vasilit. Vjeshtën e 1916 gjendet në Pogradec bashke me autoritetet bullgare dhe shërbimin e kundërzbulimit austro-hungarez. I ndërgjegjshëm për synimet bullgare dhe duke parë krahinën e Korçës që përjetonte përleshje mes çetave të Sali Butkës dhe trupave paraushtarake venizeliste (greke), i propozon francezëve për vendosjen e një administrate shqiptare. Më dt. 8 dhjetor 1916 në krye të dyqind-treqind vetëve hyn në Korçën e spastruar prej grekëve nga prania franceze dhe ndërmerr formimin e një këshilli administrativ dhe u shpall formimi i Republikës Shqiptare të Korçës më 10 dhjetor me bekimin e Henri Deskuen komandant i garnizonit francez të qytetit. Themistokliu ariti te emërohej prefekt por pas disa intrigave e cpifjeve greke, arestohet dhe dergohet ne Selanik aty ku ishte perqendruar ushtria franceze. Atij ju be nje gjyq ushtarak ne tetor te 1917 me djenine e gjeneralit Saraj i cili ushtronte të drejtat e presidentit të Republikës. Themistokli Gërmenji ishte një nga patriotët shqiptarë, i cili “luftoi me pushke e pene” për pavarësinë e Shqipërisë. Ai ishte nje nga patriotet me te medhenj te Korcës,Oparit,Gores dhe krahinat e qarkut si Pogradec, Kolonje e Leskovik. Ne Opar dhe Gore kishte suksese te larta ne luftime. Nje nga patriotet me te besuar te Themistokliut ishte Feim Zacellari qe “vepronte” ne zonen e Gorës.
Ne Selanik pushkatohet nga një togë franceze pas shpalljes fajtor nga gjyqi ushtarak për kontaktet që kish pasur me autoritetet austro-bullgare në Pogradec para marrëveshjes me francezët, më dt. 9 nëntor 1917. Para se te pushkatohej ai i shkruajti të shoqes ku i thote:

“E dashura ime Evdhoksi,
Rashë dëshmor i çpifjeve. Me qenë se unë nuku kthenem në Korçë dhe më s’ jam për shtëpi, tinë ke të drejt të martohesh, po për martesën tënde të këshillohesh me Pandelinë e Tsalit i cili ka për detyrë, si atdhetar që është, të mos të të lërë të vuash. Nënës i puth dorën. Vasilin dhe Efçën i puth me mall sytë. Dijeni që vdes i pafajshëm. Kërkoj ndjesë nga të gjithë atdhetarët, në qoftë se kam bërë ndonjë të ligë pa dashur. Rroftë Shqipëria nën mbrojtjen e Francës.
Shoqi yt, Themistokli Gërmenji, Selanik 9, 11, 1917.
Adresa: Evdhoksi Th. Gërmenji, Në Korçë, Shqipëri.”

Marre nga faqja ne FB e  Alba Haruni

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY