EMRI/ I vuri flakën një makine në Divjakë , arrestohet pas 3...

EMRI/ I vuri flakën një makine në Divjakë , arrestohet pas 3 javësh autori

121
0
Shares
Foto Ilustruese

Pas rreth 3 javësh policia ka zbardhur ngjarjen e djegies së qëllimshme të një makine në Divjakë, duke ndaluar edhe autorin e dyshuar të zjarrvënies.

Në lidhje me këtë ngjarje u ndalua Nardian Golemi, 37 vjeç, banues në Divjakë.

“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga Neni 151 i Kodit Penal.

Në datën 20.09.2018, gjatë orëve të natës, shtetasi Nardian Golemi ka djegur mjetin tip “Golf” në pronësi të shtetasit T.M i cili e kishte parkuar pranë banesës së tij”, sqaron policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY