Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD: Dako të arrestohet, po shkatërron provat e dosjes 399

02/11/2018
PD: Dako të arrestohet, po shkatërron provat e dosjes 399
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike përsëriti edhe sot përmes deputetit Flamur Noka kërkesën për arrestimin e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Në një dalje për mediat, Noka tha se është terësisht e provuar tashmë se Dako ka bashkëpunuar me bandat e Durrësit për të blerë vota.

Noka: Vangjush Dako ka bashkëpunuar me bandat e Durrësit, duke i përdorur ato për të blerë vota pëër pushtetin e tij dhe Edi Ramës. Për këtë krim duhet të jetë në burg. Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë terësisht të qarta. Përgjimet në dosjen 339 janë të plota dhe provojnë lidhjen e tij me bandën e Avdylajve, disa prej të cilëve janë në burg për trafik droge si pjesë e së njëjtës dosje hetimore. Dako dështoi të mashtronte shqiptarët se nuk dinte aktivitetin kriminal të Avdylajve dhe se i ka takuar ata vetëm për zgjedhje si gjithë qytetarët e Durrësit pa u bërë asnjë favor.

Deklarata e Dakos është mashtrim i plotë, tha Noka, pasi  Vangjush Dako ka patur lidhje me Avdylajt jo vetëm në fushatë elektorale.

Noka: Përgjimi i prokurorisë i publikuar dje nga “Të paekspozuarit”, pjesë e dosjes 339, provon se Vangjush Dako ka patur komunikim të vazhdueshëm me organizatën që bënte trafik droge nga Amerika Latine në Europë.Ky përgjim është bërë në shkurt të vitit 2017, 4 muaj para zgjedhjeve. Në këtë përgjim është është regjistruar një bisedë tjetër me Altin Avdylajn, Niçen e famshëm të blerjes së votave, që sot është në burg për trafik kokaine.

 Përgjimet zyrtare të prokurorisë nxjerrin në pah marrëdhënien e ngushtë të Vangjush Dakos me numrin dy të bandës së Avdylajve dhe gatishmërinë dhe garancinë për t’i mbaruar punë bandës.Në këmbim, bandat kanë blerë vota, kanë kërcënuar zgjedhës për llogari të tepsisë së Edi Ramës.Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë. Cdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët.

Deputeti demokrat tha se mosarrestimi i Dakos është dëshmia më e qartë e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar me mbështetje të organizatës kriminale të Rilindjes të drejtuar nga Edi Rama.

Noka: Mosarrestimi i Dakos është prova e shkatërrimit total të prokurorisë së krimeve të Rënda. Mosarrestimi i Dakos hedh në erë alibitë qesharake për suksesin e reformës në drejtësi. Ndodhemi para një momenti dramatik për fatin e drejtësisë dhe të vendit.Nuk mund të ketë as drejtësi as paqe sociale, kur arrestohen dhe mbahen në burg ata që protestojnë për bukën e gojës dhe bredhin të lirë politikanë kriminelë si Vangjush Dako, vetëm pse gëzojnë mbështetjen e kreut të qeverisë. Në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës!

Tags: dosja 399Flamur nokapergjimetvangjush dako

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026
Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

09/05/2026
Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

09/05/2026
Berisha: Belinda bën ligjin në partinë e krimit. Jo vetëm Spiropalin, por ka zhdukur edhe dikë tjetër

Berisha: Belinda bën ligjin në partinë e krimit. Jo vetëm Spiropalin, por ka zhdukur edhe dikë tjetër

09/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026
Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

09/05/2026
Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

09/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.