Më 30 tetor, të martën e kësaj jave, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, festoi përvjetorin e tij të 39.
Një ditëlindje e mbajtur në një resort në periferi të Tiranës, me rrethin e tij më të ngushtë. Ish-pjesëtarë të stafit të tij kur mbante postin e ministrit, njerëz që gjenden pranë tij edhe tashmë që është pa post, as atë të deputetit.
Gazetarë, politikanë të mazhorancës, të cilët kanë qenë bashkëpunëtorët e tij më të afërt, ish-drejtues policie që njëjtë si Tahiri nuk janë më në detyrë, si dhe familjarë, mbushën sallën e gëzimit të ditëlindjes së 39. Kjo ditë korrespondoi edhe me daljen e vendimit të prokurorisë së Antimafies italiane e cila pushoi hetimet ndaj ish-ministrit duke faktuar se Saimir Tahiri nuk ka asnjë lidhje me bandën e trafikut të drogës të arrestuar në shtetin fqinj, kryesuar nga vlonjati Moisi Habilaj. Dy gëzime në një ditë. Ishte dita e tij, por shkëlqimin e mbrëmjes, ish-ministri ja la të ftuarve. Kishte zgjedhur të vishej mjaft sportiv, me xhinse, T-Shirt të zezë dhe atlete.
Nëse kthejmë kohën pas dhe kujtojmë organizimet festive të Tahirit kur ishte ministër i Brendshëm, thuajse në çdo rast, ai nuk i është shmangur dot një pasioni të tij, të kënduarit. Nuk mund të mungonte një atmosferë e tillë as në ditëlindjen e tij.
Në pjesën më të madhe të kohës, Saimir Tahiri ka qëndruar në ballë të festës, duke kënduar krah artistëve që ishin bërë pjesë e gëzimit të tij, Eneida Tarifës, Sidrit Bejlerit dhe Eranda Libohovës. Në këtë episod ekskluziv të Real News, shihet teksa ish-ministri këndon me dy këngëtaret të pavdekshme ” Rrjedh në këngë e ligjërime” të Vaçe Zelës. Repertori i tij i preferuar janë pikërisht lëngët e vjetra shqiptare, por nuk munguan edhe performanca nga këngët e huaja të viteve ’90.
Dy ditë pas festës disa orëshe, deri në orët e para të mëngjesit, Saimir Tahiri ishte i ftuar, të enjten mbrëma, në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Të pranishmëve, dhe vetë moderatorit Blendi Fevziu i bëri përshtypje zëri i ngjirur i ish-ministrit, që deri diku ndikoi edhe në “zbutjen” e debatit të ashpër që shpesh karakterizon përballjen mes paneleve të të ftuarve. Të gjithë duket se ‘respektuan’ zërin e ngjirur të Tahirit duke mos i dhënë tone të larta bisedës. Aty ai nuk dha motiv përse ishte në këtë gjendje, por arsyeja është mëse e thjeshtë dhe gjendet pikërisht në videon që RealNews ju sjell:
Shikojeni të plotë:
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/