Gjykata e Krimeve të Rënda dha sot vendimin për Jurgen Mollën dhe grupin e tij të përbërë prej 9 vetash. Në vendimin e saj Gjykata vendosi ta dënojë kreun e grupit Jurgen Molla me 15 vite burgim.
Por Molla nuk do të vuaj 15 vite, pasi pas uljes se dënimit 1/ 3 nga gjykimi i shkurtuar ai do të vuajë vetëm 10 vite burgim. Ndërsa për anëtarët e tjerë Anesti Koromani dhe Shyqyri Kotorri, gjykata vendosi nga 13 vite burgim, të cilët janë gjykuar me gjykim të shkurtuar.
Anëtarët e tjerë të bandës kanë marrë dënime me të lehta. Të gjithë kanë përfituar uljen e 1/3 së dënimit nga gjykimi i shkurtuar.
LISTA E PLOTË E TË DËNUARVE:
Jurgen Molla 15 vite, ulet 1/3 e dënimi do të vuajë 10 vjet
Shyqyri Kotorri 14 vite, ulet 1/3 e dënimit do të vuajë 9 vjet e katër muaj
Anesti Koromani 14 vite, ulet 1/3 e dënimit do të vuajë 9 vite e katër muaj
Arif Çiço 14 vite ujët 1/3 e dënimit do të vuajë 9 vjet e katër muaj
Enver Kurtuluş 13 vite, ulet 1/3 e dënimit do të vuajë 8 vjet e 8 muaj
Abubekir Tuncdemir 14 vit, ulet 1/3 e dënimit do të vuajë 9 vjet e katër muaj
Blerim Ukimeraj 12 vite, ulet 1/3 e dënimit do të vuajë 8 vjet
Elmi Thaqi 12 vite, ulet 1/3 e dënimit do të vuajë 8 vjet
Orges Myftaraj 13 vite, ulet 1/3 e dënimit do të vuajë 8 vjet e tetë muaj
PRETENCA E PROKURORISË
Deklarimin fajtor të të pandehurit Jurgen Molla për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a-1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burg.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Jurgen Molla për veprën penale të “ Grupit të Strukturuar Kriminal” parashikuar nga neni 333/a-1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burg. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal dënimin e të pandehurit Jurgen Molla me 12(dymbëdhjetë) vjet burg. Referuar nenit 334/1 të K.Penal përfundimisht dënimin e të pandehurit Jurgen Molla me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burg.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Shyqyr Kotorri për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a-1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burg. Deklarimin fajtor të të pandehurit Shyqyr Kotorri për veprën penale të “ Grupit të Strukturuar Kriminal” parashikuar nga neni 333/a-1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 4(katër) vjet burg. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal dënimin e të pandehurit Shyqyr Kotorri me 11(njëmbëdhjetë) vjet burg. Referuar nenit 334/1 të K.Penal përfundimisht dënimin e të pandehurit Shyqyr Kotorri me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burg.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Anest Koromani për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a-1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burg.Deklarimin fajtor të të pandehurit Anest Koromani për veprën penale të “ Grupit të Strukturuar Kriminal” parashikuar nga neni 333/a-1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 3(tre) vjet burg. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal dënimin e të pandehurit Anest Koromani me 10(dhjetë) vjet burg. Referuar nenit 334/1 të K.Penal përfundimisht dënimin e të pandehurit Anest Koromani me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burg.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Arif Çiço për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a-1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burg. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arif Çiço për veprën penale të “ Pjesmarrjes në Grup të Strukturuar Kriminal” parashikuar nga neni 333/a-2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 3(tre) vjet burg. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal dënimin e të pandehurit Arif Çiço me 10(dhjetë) vjet burg. Referuar nenit 334/1 të K.Penal përfundimisht dënimin e të pandehurit Arif Çiço me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burg.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Enver Kurtuluş për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a-1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burg. Deklarimin fajtor të të pandehurit Enver Kurtuluş për veprën penale të “ Pjesmarrjes në Grup të Strukturuar Kriminal” parashikuar nga neni 333/a-2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 3(tre) vjet burg. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal dënimin e të pandehurit Enver Kurtuluş me 10(dhjetë) vjet burg. Referuar nenit 334/1 të K.Penal përfundimisht dënimin e të pandehurit Enver Kurtuluş me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burg.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Abubekir Tuncdemir për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a-1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 9(nëntë) vjet burg. Deklarimin fajtor të të pandehurit Abubekir Tuncdemir për veprën penale të “ Pjesmarrjes në Grup të Strukturuar Kriminal” parashikuar nga neni 333/a-2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 2(dy) vjet burg. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal dënimin e të pandehurit Abubekir Tuncdemir me 9(nëntë) vjet burg. Referuar nenit 334/1 të K.Penal përfundimisht dënimin e të pandehurit Abubekir Tuncdemir me 14 (katërmbëdhjetë) vjet burg.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Blerim Ukimeraj për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a-1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 9(nëntë) vjet burg. Deklarimin fajtor të të pandehurit Blerim Ukimeraj për veprën penale të “ Pjesmarrjes në Grup të Strukturuar Kriminal” parashikuar nga neni 333/a-2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 2(dy) vjet burg. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal dënimin e të pandehurit Blerim Ukimeraj me 9(nëntë) vjet burg. Referuar nenit 334/1 të K.Penal përfundimisht dënimin e të pandehurit Blerim Ukimeraj me 14 (katërmbëdhjetë) vjet burg.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Elmi Thaqi (Thaçi) për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a-1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 7(shtatë) vjet burg. Deklarimin fajtor të të pandehurit Elmi Thaqi (Thaçi) për veprën penale të “ Pjesmarrjes në Grup të Strukturuar Kriminal” parashikuar nga neni 333/a-2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 2(dy) vjet burg. Deklarimin fajtor të të pandehurit Elmi Thaqi (Thaçi) për veprën penale «Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim» parashikuar nga neni 324/a/1 dhe dënimin e tij me 1 (Një) vit burg. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal dënimin e të pandehurit Elmi Thaqi (Thaçi) me 7(shtatë) vjet burg. Referuar nenit 334/1 të K.Penal përfundimisht dënimin e të pandehurit Elmi Thaqi (Thaçi) me 12 (dymbëdhjetë) vjet burg.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Orges Myftaraj për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a-1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 8(tetë) vjet burg. Deklarimin fajtor të të pandehurit Orges Myftaraj për veprën penale të “ Pjesmarrjes në Grup të Strukturuar Kriminal” parashikuar nga neni 333/a-2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 2(dy) vjet burg. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal dënimin e të pandehurit Orges Myftaraj me 8(tetë) vjet burg. Referuar nenit 334/1 të K.Penal përfundimisht dënimin e të pandehurit Orges Myftaraj me 13 (trembëdhjetë) vjet burg.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/