Mes tyre është një çështje gjyqësore që po zhvillohet, e për këtë Bujar Nishani ka deklaruar se do ta marrë seriozisht.
I ftuar në KafeIN, ish-presidenti mes disa temash për të cilat diskutoi me Flavio Qarrin, u ndal dhe tek çështja e trajnerit të Kombëtares, Panucci, i cili ka ngritur dhe një padi kundrejt ish-presidentit duke i kërkuar dhe dëmshpërblim për disa deklarata të bëra nga ana e tij, që sipas Panuccit kanë qënë fyese.
z. Nishani foli për deklaratën e tij të bërë në facebook dhe faktin që ka ngarkuar avokatët e tij të ndjekin çështjen në rrugë ligjore.
Por nga ana tjetër, me performancat e fundit të Kombëtares nën drejtimin e Panuccit, ish-presidenti ka thënë që ka patur të drejtë kur e ka kritikuar për mënyrën sesi e drejton Shqipërinë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/