Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/Shtypi me furgon prostitutën shqiptare, pranga bashkëkombasit në Itali

12/10/2018
Itali, drogë, prostitucion e tentativë vrasje, 16 shqiptarë në pranga
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ai u përpoq të vriste një grua të re duke simuluar një aksident, por ajo kur u zgjua nga koma pasi përfundoi në spital në gjendje të rëndë, tha se aksidenti ishte i qëllimshëm.

Një 23 vjeçar me origjinë shqiptare ka përfunduar në prangat e karabinierëve në Itali, pasi akuzohet se më 27 korrik 2018, ka shtypur me furgon një vajzë 22 vjeçare me origjinë po nga Shqipëria, e cila ushtronte veprimtarinë e prostitucionit.

“Ansa” shkruan se ka përfunduar në pranga shqiptari Eduard Demiri, me precedentë të shumtë penalë.

Mediat italiane shkruajnë se prostituta shqiptare u godit në Torino më 27 korrik nga një furgon që kaloi mbi të, duke i shkaktuar lëndime serioze.

Sipas hetimeve fillestare, vajza kishte kërkuar të largohej nga rruga e prostitucionit dhe ky kishte qenë motivi që shqiptari e ka përplasur me mjetin e tij.

Sipas mediave italiane, pasi kishte ecur kundravajtje, furgoni kishte përplasur fillimisht të renë dhe më pas i kishte kaluar përsipër duke i shkaktuar trauma dhe fraktura të shumta.

Dy muaj pas vrasjes në tentativë, policia arreston shqiptarin, i arratisur nga një burg francez. Ai është i dënuar gjithashtu me 10 vite burg për përdhunim të një prostitute.

Furgoni rezultonte i vjedhur dhe u gjet më pas në Padova.

Për momentin, policia përjashton një lidhje me vdekjen e shqiptares tjetër Anxhela Mecani, 20 vjeçare nga Fieri. Qershorin e kaluar, vajza u hodh nga një makinë në unazën jugore të Torinos, duke gjetur vdekjen. Ende nuk është zbardhur se kush ishte në makinë me të në atë moment tragjik për të renë. /S.Ll/

Tags: italiprostituta shqiptareSHQIPTARIshtyp

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

ELBASAN/Ngjarje e rëndë në Mengel, humb jetën një 56-vjeçar

05/05/2026
Jep dorëheqjen në mes të vetingut prokurori i Prokurorisë së Tiranës

Strasburgu i jep të drejtë ish-gjyqtarit Ervin Metalla, cilat janë shkeljet e Vettingut

05/05/2026
“Raporti për Shqipërinë i Parlamentit Europian: Hija e zezë e Ramës dhe Ballukut është në çdo rresht!”

“Raporti për Shqipërinë i Parlamentit Europian: Hija e zezë e Ramës dhe Ballukut është në çdo rresht!”

05/05/2026
DURRËS/ Jepet masa e sigurisë për Nikoll Radaçin, ‘bishën’ e Kënetës

DURRËS/ Jepet masa e sigurisë për Nikoll Radaçin, ‘bishën’ e Kënetës

05/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

ELBASAN/Ngjarje e rëndë në Mengel, humb jetën një 56-vjeçar

05/05/2026
Jep dorëheqjen në mes të vetingut prokurori i Prokurorisë së Tiranës

Strasburgu i jep të drejtë ish-gjyqtarit Ervin Metalla, cilat janë shkeljet e Vettingut

05/05/2026
“Raporti për Shqipërinë i Parlamentit Europian: Hija e zezë e Ramës dhe Ballukut është në çdo rresht!”

“Raporti për Shqipërinë i Parlamentit Europian: Hija e zezë e Ramës dhe Ballukut është në çdo rresht!”

05/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.