Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

‘Makina, apartamente dhe aksione në kompani’, nuk kalon Vettingun një tjetër gjyqtare

10/10/2018
‘Makina, apartamente dhe aksione në kompani’, nuk kalon Vettingun një tjetër gjyqtare
Share on FacebookShare on Whatsapp

Është shkarkuar nga detyra gjyqtarja e Korçës Entela Prifti.

Gjyqtarja nuk ka kaluar vettingun. Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, gjyqtarja e Apelit Korçë, Entela Prifti, nuk justifikon pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme të krijuar ndër vite.

Hetimi është kryer vetëm në kriterin e pasurisë, megjithëse gjyqtarja ka kërkuar hetimin e saj, edhe në dy kriteret e tjera.

Hetimi dhe problemet

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili ka kryer një hetim të thelluar, rezulton se për apartamentin me sipërfaqe 55 metra katrorë, pasuri bashkëshortore, gjyqtarja ka deklaruar është blerë nga babai i bashkëshortit, më vlerën 1 milion lekë.

Sipas saj, kjo pasuri është krijuar nga kursimet personale të tij, pensioni dhe qiratë e një banese. Por, tha relatorja, nga hetimi është konstatuar se ka mungesë të dokumentacionit justifikues, për dhuratën prej 1 milion e 600 mijë lekësh të babait të bashkëshortit.

Ka mungesë të dokumentacionit, për të vërtetuar marrjen e një shumë lekësh, nga babai i bashkëshortit.

Si dhe, nuk është deklaruar pronësia në masën 50%, nga ana e bashkëshortit. Më tej, Çiftja tha se, nga komisioni, është konstatuar se, për shitjen e apartamentit 70 metra katrorë, ka mospërputhje mes deklarimeve për çmimin e shitjes, në deklarimet ndër vite dhe asaj të deklaratës Vetting.

Me probleme rezultuan edhe shitja e dy makinave nga ana e gjyqtares, komisioni ka konstatuar se, shitja e këtyre makinave, nuk pasqyron realitetin. “Kur shet një makinë që e ke përdorur më herët, gjasat janë që e shet me çmim më të ulët, ose çmimin e blerë. Kjo për shkak të amortizimit, por nuk ka ndodhur kështu në këtë rast, kur makinat janë shitur më shtrenjtë”, tha relatorja.  

Ndërkohë, edhe hetimi për personin e lidhur ka nxjerr në konkluzione të mos deklarimit të pasurisë. Bashkëshorti i gjyqtares, ka deklaruar një apartament dupleks, ky apartament është blerë në vitin 2004, dhe është deklaruar se është blerë në vlerën 2 milionë lekë. 

Gjithashtu, mungon dokumentacion provues, ligjor për të justifikuar shpenzimet dhe krijimin e pasurisë. KPK, nëpërmjet relatores Etleda Çiftja, tha se është bërë edhe analiza financiare, ku ka rezultuar se ka bilanc negativ. Të ardhurat e vitit 2004, janë të pamjaftueshme për të blerë apartamentin, tokën arë dhe aksionet e bashkëshortit në një kompani private.

“Fine Four”

Probleme u konstatuan edhe për blerjen vilës, që përdoret si biznes, piceri dhe kafene “Fine Four”. Nga deklarata Veting, rezulton se si burim krijimi për këtë pasuri, janë deklaruar nga subjekti, të ardhurat e bashkëshortit në shumën 9 milionë lekë, të dhuruara nga babi i bashkëshortit. Të ardhurat nga shitja e makinës, kursime nga pagat dhe shpërblimet nga puna e subjektit dhe bashkëshortit. Referuar hetimit, relatorja, tha se sipas deklarimit për këtë objekt, nuk korrespondon sipërfaqja në metra katrorë, nga deklarimet ndër vite, me atë veting. Gjithashtu, Çiftja përmendi si argument mbështetës, të konstatimit edhe sipërfaqen e deklaruar edhe nga emisioni “Fiks Fare”, por edhe nga televizioni “Agon”. Ndërkohë, relatorja Çiftja tha se, nga deklarimet e subjektit, këtë pronë, bashkëshortit të saj, ia ka dhuruar shtetasi Bujar Kore. “Gjysma është deklaruar se, është dhuruar nga shtetasi Bujar Kore, bashkëshortit të gjyqtares. I është kërkuar subjektit të jap shpjegime në lidhje me aftësinë paguese të zotit Kore. I janë kërkuar subjektit deklarime për diferencën që ka mes çmimit të tregut dhe çmimit të blerjes”, tha relatorja.

Tags: entela priftisharkimiVetting

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

FOTO/ Momenti kur policia sulmon me ujë kryetarin e PD-së, Sali Berisha

FOTO/ Momenti kur policia sulmon me ujë kryetarin e PD-së, Sali Berisha

08/05/2026
Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

08/05/2026
Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

08/05/2026
Aksident në Vlorë, këmbësorja çohet me urgjencë në spital

Ashpërsohen masat ndaj shkeljeve në udhëtim me makinë e motor, çfarë pritet të ndryshojë në Kodin Rrugor

08/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FOTO/ Momenti kur policia sulmon me ujë kryetarin e PD-së, Sali Berisha

FOTO/ Momenti kur policia sulmon me ujë kryetarin e PD-së, Sali Berisha

08/05/2026
Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

08/05/2026
Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

08/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.