Pranga të riut në Gjirokastër, tentoi të kalojë 3 shtetas të huaj...

Pranga të riut në Gjirokastër, tentoi të kalojë 3 shtetas të huaj ilegalisht

95
0
Shares

Brono Makri 21 vjeç është arrestuar nga policia për kalim të emigrantëve të paligjshëm në kufi.

Siç mësohet i riu nga Gjirokastra u kap duke transportuar 3 shtetas të huaj ilegalisht.

Njoftimi i policisë

Vijon puna për goditjen e rasteve të trafikut të klandestinëve.

Arrestohet në flagrancë një shtetas.

Nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me forcat e posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të klandestinëve nga vendet e treta, që hyjnë në territorin shqipëtar në mënyrë të paligjshme, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Bruno Makri, 21 vjeç, banues në Gjirokastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavie, në vendin e quajtur Kordhocë, u kap në flagrancë duke transportuar me automjetin tip “Mercedes-Benz”, me targa AA 268 AL, tre shtetas të huaj nga vendet MENA.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 298 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY