Shkatërrimi i grupit kriminal ‘Bajri’, reagon ambasadori i BE Luigi Soreca

Shkatërrimi i grupit kriminal ‘Bajri’, reagon ambasadori i BE Luigi Soreca

118
0
Shares

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë Luigi Soreca ka reaguar pas arrestimit të 11 personave si pjesë e grupit kriminal “Bajri”.

Soreca kujtojmë para pak ditësh mori detyrën si ambasadori i BE në Tiranë.

Ai përshëndet operacionin që e vlerëson të rëndësishëm ndërsa thotë se lufta nga krimit të organizuar dhe trafikut të drogës është prioritet për Shqipërinë dhe BE-në.

“Përshëndes operacionin e rëndësishëm të zhvilluar në Shqipëri dhe Holandë nga Punët e Brendshme, task forca speciale në bashkëpunim me disa forca policie të BE-së. Lufta ndaj krimit të organizuar dhe trafikut të drogës është prioritet për Shqipërinë dhe BE-në”, shkruan ambasadori.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY