I vihet flaka makinës së një gruaje në Shkodër, dyshimet e policisë

I vihet flaka makinës së një gruaje në Shkodër, dyshimet e policisë

97
0
Shares
Foto nga vendi i ngjarjes Burimi: BallkanWeb

Në qytetin e Shkodrës vazhdojnë të regjistrohen ngjarje të cilat mbeten pa autor në shumicën e tyre. Dhe për ngjarjen e fundit, policia nuk ka asnjë autor të dyshuar.

Bëhet fjalë për një zjarrëvënie. Mëngjesin e sotëm,një automjet është përfshirë nga flakët.

Mësohet se mjeti tip Ford me targa AA 368 RA  është në pronësi të shtetases më iniciale A L.

Mjeti ishte i parkuar pranë banesës në rrugën “Qemal Draçini”.

Burime nga vendi i ngjarjes thonë se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm. Kjo sepse njeti më parë është spërkatur me lendë djegëse dhe më pas i është vënë flaka.

Policia ka shoqëruar disa persona si dhe po verifikon kamerat e sigurisë së dyqaneve apo objekteve përreth për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY