I shpëtojnë policisë për herë të 14-të! Kush po “i tradhëton” aksionet...

I shpëtojnë policisë për herë të 14-të! Kush po “i tradhëton” aksionet e RENEA-s?

265
0
Shares

Gazetari Artan Hoxha ka zbërthyer me detaje të gjithë operacionin e zhvilluar sot nga forcat RENEA për të kapur dy persona të rrezikshëm në fshatin Remas të Divjakës.

Sipas tij, përveç Laert Haxhiut personi tjetër që kërkohej ishte Orgest Bilbili, autori i dytë i dyshuar për masakrën e Lushnjes, ngjarje e ndodhur 11 shtatorin e vitit 2017.

Sipas Hoxhës, që nga marrja e informacionit deri në momentin e ndërhyrjes së RENEA-s kanë kaluar 10 orë dhe ka dyshime të forta që operacioni të jetë dekonspiruar. Ai thotë se dy personat me rrezikshmëri të lartë në Lushnje i kanë shpëtuar për herë të 14-të policisë. Prokuroria sipas tij, pritet të hetojë nëse banesa e Haxhi Likës ka qenë apo jo bazë për dy të kërkuarit. Referuar informacioneve të tij, dyshohet se Haxhiu dhe Bilbili, të dyshuar edhe për vrasje të tjera në zonën e Lushnjes dhe Fierit kanë pasur lidhje miqësore me djemtë e Likës. Madje këta të dy janë shoqëruar pikërisht për shkak se akuzohen të kenë penguar punën e policisë, duke ulur grilat e dritareve të shtëpisë, teksa RENEA bënte thirrje për tu dorëzuar.

Biseda ne studion e Report Tv

Çfarë dini nga operacioni i zhvilluar mëngjesin e sotëm?

Operacioni ka nisur në orët e para të mëngjesit, është ndjekur e njëjta taktikë si në Nikël. RENEA ka dashur të fusë në rrethim një zonë ku fshiheshin dy persona me rrezikshmëri të lartë. Informacionetjanë marrë që dje pasdite për këta persona. Policia lokale nuk e mori përsipër operacionin dhe u desh ndërhyrja e specialëve.

Ndryshe nga Shkodra pati bashkëpunim mes dy policisë?
Operacioni është vonuar 9 apo 10 orë. Me ardhjen e forcave speciale është bërë një plan masash. Ata nuk ndërhyjnë pa pasur një plan të qartë. Në orët e para të mëngjesit është bërë rrethimi i zonës në Remas deri sa u lokalizua banesa. Informacioni ka qenë i saktë që në këtë banesë fshiheshin personat e kërkuar Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili. Janë persona të dënuar disa herë për vrasje dhe plagosje dhe dyshohet të jenë autorët e masakrës së Lushnjes, ngjarje e ndodhur një vit më parë në qendër të qytetit. Banesa përdorej si bazë nga dy autorët, njihen për lidhje miqësie me këta persona. Kjo është tentativa e 14 e dështuar e policisë për t’i arrestuar

Çfarë ka ndodhur me të plagosurin?
Në momentin që forcat e RENEA-s kanë hyrë në banesë kanë bërë thirrje që personat që janë brenda duhet të dorëzohen. Në SHBA u vra një aktore pse nuk iu përgjigj thirrjes së policisë për t’u dorëzuar. Prokuroria duhet të hetojë për rastin, nëse i ka tejkaluar apo jo policia kompetencat e saj. Ne shikojmë gjurmë predhash në xham e mur, do të thotë që personi në fjalë Haxhi Lika nuk ka qenë i shtrirë por në këmbë. Personi mund të jetë goditur në këmbë dhe të jetë shtrirë në krevat, kjo mbetet për tu vërtetuar. Po ashtu pritet të vërtetohet nëse ka pasur armë apo jo.  Familjarët thonë se arma e tij nuk është përdorur, por policia pohon të kundërtën. I duhet prokurorisë të hetojë edhe në këtë rast. Policia ka konstatuar persona brenda banesës që kanë mbyllur grilat, kjo i ka penguar të shikojnë lëvizjet  në këtë banesë. Për ketë shkak janë shoqëruar edhe dy djemtë e Likës me dyshimin se kanë penguar operacionin e policisë për të kapur dy personat në kërkim. A kanë qenë në këtë banesë ata dhe a ishte kjo banesë bazë e Laertit dhe Orgesit, kjo pritet të zbulohet.

Kaq e vështirë është që të kapen?

Në operacionin e RENEA-s maksimumi kanë qenë 40 veta, pasi është bërë edhe një operacion në Babicë në Vlorë, ka edhe një grup të gatshëm. RENEA ka 80 veta trupë operacionale. Informacioni është dhënë pasditen e djeshme, që ka dy persona me rrezikshmëri të lartë dhe që kanë korruptuar sistemin gjyqësor. Ka pasur vazhdimisht lidhje me drejtuesit e korruptuar të policisë. Sidomos gjatë kohës së kanalizimit dhe prandaj kanë informacion dhe policia dështon. Kjo do të thotë që kanë një rrjet shumë të fuqishëm brenda radhëve të policisë. Operacioni para këtij, është dhënë me saktësi baza ku ndodheshin, por është kapur një person tjetër, Julian Sula. Por operacioni ishte për Haxhiun dhe Bilbilin, edhe në rastin konkret ka ndodhur kjo gjë. Koha, deri në 21:30 dje ata kanë qenë në zonë, kur kanë ikur, sa orë para operacionit apo aty mbetet të verifikohet.

Çfarë dini për autorët që vazhdojnë të jenë ende në liri?
Ata të dy janë përgjegjës edhe për disa vrasje të tjera të ndodhura në Fier e Vorë, janë pjesëtarë të një grupi të rrezikshëm aktiv në zonën e Lushnjes. Këta dy persona janë ende të lirë dhe rrezik potencial. Deri në këto momente të identifikuar si pjesë e këtij grupi me emër e mbiemër janë Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili është ndaluar për mbështetje edhe Julian Sulo, por ende nuk është vërtetuar lidhja. Ka një grup personash të fuqishëm edhe biznesmenë me lidhje të forta që i mbështesin por të marrë nën kontroll zonën e Lushnjes. Haxhiu e Bilbili dyshohen edhe si vrasës me pagesë të një grupi të konsoliduar që ka lidhje me elementë të korruptuar të policisë lokale. Vetëm në muajin janar nga Lushnja janë larguar 13 familje vetëm prej kërcënimeve të tyre. Kanë ulur qepenat e bizneseve të tyre. Janë të afërm të personave që kanë qenë objekt i atentateve nga ky grup. Këta shtetas prej një viti vazhdojnë të jenë të lirë dhe rrezik përmanent për zonën e Lushnjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY