Pamjet e videos së mëposhtme janë të sotmet, dhe janë fiksuar pranë 21 Dhjetorit, në Tiranë.
Përpos djegies së koshave të mbeturinave, më shqetësues mbetet tymi i zi, tejet i ndotur, i cili “vardiset” nëpër apartamentet aty pranë.
Qytetarët e rastësishëm bëjnë sehir, ndërsa mungon ndërhyrja e zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit.
Sa për bashkinë, asaj i mjafton që është cituar edhe sot nga disa media, se edhe “ky zjarr është i qëllimshëm”…
… Qëllimi mbetet për t’u zbuluar nga Policia, e cila me sa duket ende nuk e ka “marrë vesh”, se ka rënë ky zjarr “i qëllimshëm”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/