Ekzekutimi i biznesmenit Lici, policia zbulon nga ku ishte vjedhur automjeti i...

Ekzekutimi i biznesmenit Lici, policia zbulon nga ku ishte vjedhur automjeti i përdorur në atentat

218
0
Shares

Nga ngjarja e mëngjesit të së premtes në Shkodër, ku u qëllua me armë zjarri Fatbardh Lici, u gjet dhe një automjet i djegur pranë vendit të ngjarjes.

Burime nga grupi hetimor thonë se automjeti i cili dyshohet se u përdor në atentatin ndaj Fatbardh Licit, është vjedhur në Tiranë.

Sipas  Abc News, makina tip “Benz” u vodh në kryeqytet dy javë më parë. E njëjta makinë, dyshohet se u përdor në vrasjen e 53-vjeçarit Lici, në lagjen Kiras në zonën e njohur si ish-Poçeria.

53-vjeçari Fatbardh Lici po pinte kafen e mëngjesit në lokal rreth orës 6 e 45 minuta, ku pas 5 minutash, u ekzekutua me armë zjarri nga një person me maskë.

Autori pasi qëlloi rreth 15 herë në drejtim të tij është larguar me shpejtësi nga vendi i krimit.

Policia e Shkodrës ka shoqëruar 18 persona në komisariat, të cilët pasi janë marrë në pyetje janë liruar. E vetmja pistë që po hetohet është hakmarrja, pasi 53-vjeçari ka qenë i dyshuar për vrasjen e Astrit Kurmemajt, ngjarje e ndodhur 2011-ën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY