Eshtrat e Mid’hat Frashërit do kthehen në Shqipëri, merret vendimi

Eshtrat e Mid’hat Frashërit do kthehen në Shqipëri, merret vendimi

99
0
Shares

Qeveria shqiptare vendsoi sot që eshtrat e personalitetit të shquar të letrave shqiptare Mid’hat Frashëri të zhvarrosen në Shtetet e Bashkuara dhe të kthehen në atdhe.

Qeveria e mori vendimin per te nisur procedurat për kthimin në atdhe të eshtrave të Mid’hat Frashërit, pas propozimit te institutit “Lumo Skendo”.

Instituti ‘Lumo Skendo’ drejtohet nga Uran Butko dhe është themeluar nga deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj. Ky institut ka botuar edhe veprën e plotë të Mid’hat Frashërit. Vetëm pak kohë më parë, Instituti ‘Lumo Skendo’ organizoi edhe një konferencë për kujtesën. Lumo skendo ka qenë emri letrar apo pseudonimi i Mid’hat Frashërit.

Lumo Skendo kthehet në Atdhe. E propozon Instituti me emrin e tij, vjen miratimi i qeverisë

Ceremonia shtetërore e kthimit në atdhe të eshtrave të tij do të organizohet gjatë javës përkujtimore të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, 14-22 nëntor 2018.

Frasheri vdiq nga një sulm në zemër në Lexington Hotel në Lexington Avenue në Nju Jork dhe është varrosur në Varrezat Ferncliff në Nju Jork në vitin 1949.

Vendimi i qeverisë sqaron se ceremonia shtetërore e kthimit në atdhe të eshtrave do të organizohet gjatë javës përkujtimore të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, 14-22 nëntor 2018, “e cila përkon me një nga kremtimet madhore të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut”.

Ministria e Jashtme, nëpërmjet misionit të saj diplomatik të Shqipërisë në SHBA, do të organizojë procedurat e nevojshme ndërshtetërore për të sjellë në atdhe eshtrat e tij.

“Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në buxhetin e miratuar për vitin 2018, në programin 01120 ‘Mbështetje diplomatike jashtë shtetit’, t’i shtohet fondi prej 3 239 400 (tre milionë e dyqind e tridhjetë e nëntë mijë e katërqind) lekësh, për organizimin e procedurave të nevojshme ndërshtetërore për të sjellë në atdhe eshtrat e personalitetit të shquar të letrave shqipe dhe të kulturës mbarëkombëtare Mid’hat Frashëri, me qëllim zhvillimin e ceremonisë shtetërore gjatë periudhës 14-22 nëntor 2018.

Fondi prej 3 239 400 (tre milionë e dyqind e tridhjetë e nëntë mijë e katërqind)) lekësh të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit”, thuhet në vendim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY