Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pse Vucic ‘kërkon’ që ta vrasin!

29/07/2018
Vizita, Vuçiç në Kosovë, “pritet” me të shtëna armësh e shpërthime
Share on FacebookShare on Whatsapp

CIA, kroatët, oligarkët… Mediat në Serbi njoftojnë rregullisht për atentate të planifikuara kundër Presidentit Vuçiç. Përse?

Vuçiçi qeveris Serbinë prej gjashtë vjetësh. Konkurrencën politike ai ka arritur ta eliminojë dhe fragmentojë në një shkallë të gjerë edhe përmes vëniens nën kontroll të mediave. Përveç një kanali kabllor dhe disa gazetash javore me tirazh të ulët, mediat kryesore e mbulojnë presidentin me lvdata dhe akuzojnë kritikët e tij.

Në këtë sfond gazeta bulevardeske e Beogradit “Informer”, me kryeredaktor një mik të vjetër të Vuçiçit, Dragan Vuçeviçeviqin, po ndërmerr një hap më tej. Në faqet e saj Vuçiçi vazhdon të portretizohet si i gjithëfuqishëm, pa gabime dhe që e duan të gjithë njerëzit, por gjithashtu edhe si shumë në rrezik. Sepse si thuhet opozita dhe fuqitë e huaja duan ta vrasin. Dhe kjo, megjithëse ai bën gjithçka për popullin e tij, thonë miqtë e kryeministrit në mediat e shkruara dhe televizionet e vendit.

CIA, kroatët, oligarkët…

“Ajo çka mund të duket qesharake, e mjerueshme ose bulevardeske është në fakt një strategji serioze politike dhe mediale e menduar mirë”, thotë gazetarja Tamara Skrozza, anëtare e Këshillit të Shtypit të Serbisë. “Të paktën një herë në javë ka ndonjë artikull që pretendon për ndonjë atentant të planifikuar ndaj presidentit.

Lista e atentateve të përgatitura dhe e konspiratorëve të dyshuar është rritur vazhdimisht. Ndonjëherë janë shërbimet sekrete perëndimor i CIA-s dhe MI6, ndonjëherë oligarkë dhe kriminelë serbë. Tani si komplotistë të mundshëm përfliten edhe ambasadorët e vendeve të BE dhe SHBA, apo shqiptarët e Kosovës ose dhe kroatët. Madje edhe Rusia nuk u ka shpëtuar akuzave si shtrat komplotesh antiserbe.

Por pse Vuçiçi dëshiron të shfaqet vazhdimisht në publik i zhurmshëm dhe me ton udhëzues, kur ai është tërë kohën në rrezik se dikush mund ta vrasë? “Ai përdor arketipin biblik – ai është Davidi në luftë kundër Goliathit”, thotë sociologu Jovo Bakiç nga Universiteti i Beogradit. “Vuçiç paraqitet si objektivisht më i dobët, por guximi i tij është kaq i madh saqë i mposht të gjitha forcat konspirative”.

Melodrama e vazhdueshme

Portali i pavarur  “Istinomer” (“Vërtetëmatësi”) shkuan se 90% e deklaratave të Vuçiçit janë të rreme. Fjala është p.sh. për hapjen e vendeve të reja të punës apo zhvillimin ekonomik. Edhe portale të tjera që merren me analizën e mediave thonë që në to ka shumë lajme të rreme. Portali fakeneës.rs ka regjistruar p.sh. vetëm vitin e kaluar 362 genjeshtra vetëm në faqen e parë të bulevardeskes “Informer”.

Edhe Brukseli zyrtar e di si është gjendja e mediave në Serbi. Mungesa e lirisë së shtypit është gjithmonë temë në raportet e progresit të BE, sikurse edhe kontrolli i gjyqësorit dhe shpërndarja e kontratave publike dhe vendeve të punës sipas dëshirës së partisë. Por ndërsa kritikat janë tejet diplomatike, Vuçiçin e marrin me të mirë në Bruksel, Berlin dhe gjetkë.

Sikurse shumica e kritikëve në Serbi, sociologu Bakiç mendon se kjo ka të bëjë me Kosovën. Vuçiçi është gati ta hapë rrugën për njohjen e Kosovës nga OKB-ja, gjë që bllokohet deri tani nga Rusia dhe Kina, nëse ai vazhdon të gëzojë mbështetjen e BE-së për stilin e tij autokratik, mendojnë mjaft në Beograd. Ky vit konsiderohet si vendimtar deri sa Beogradi dhe Prishtina të nënshkruajnë një marrëveshje normalizimi.

Bakiç mendon se mediat synojnë jo vetëm të mohojnë zhvillimet në çështjen e Kosovës dhe autokracinë gjithnjë në rritje, por edhe mjerimin ekonomik dhe emigrimin e dhjetëra mijëra të rinjve çdo vit. Qëllimi i “lajmeve për atentate” është të ushqejnë vazhdimisht psikozën publike. “Këto janë qirinj tymues që njerëzit të merren me lajme se si lideri i patrembur do të sakrifikonte jetën e tij për Serbinë”.

Kohët e fundit, Vuçiçi u tregoi gazetarëve të Financial Times ballkonin e pallatit të ri, selinë e Presidentit në Beograd. Pikërisht nga ky vend, tha ai duke ju referuar historisë, e hodhën nga ballkoni pas grushtit të shtetit në vitin 1903 trupin e pajetë të mbretit serb Aleksandër. Dhe siç e përshkruajnë gazetarët, Aleksander Vuçiçi kishte shtuar me nota tejet melodramatike: “Asnjë Aleksandër nuk e ka mbijetuar pushtetin”.

Tags: fakenewsskenarvucic

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.