Rusët protestojnë kundër rritjes së moshës së daljes në pension

Rusët protestojnë kundër rritjes së moshës së daljes në pension

67
0
Shares

Dhjetëra mijëra rusë po protestojnë në mbarë vendin, kundër një plani mjaft kundërthënës të Qeverisë, për rritjen e moshës së daljes në pension.

Partia Komuniste Ruse është organizatorja kryesore e këtyre protestave. Por, në mesin e pjesëmarrëve ka edhe mbështetës të opozitarit rus, Aleksei Navanly, përfaqësues të fondacionit “Rusia e Hapur” të Mikhail Khodorkovsky , lëvizkes Fronti Levy si dhe partisë opoztare Yabloko.

Në Moskë, organizatorët thanë se mbi 100 mijë persona janë mbledhur për të kundërshtuar këtë plan, por vëzhguesit thonë se dalja në rrugë është më e ulët se kjo shifër e paraqitur.

Protesta të ngjajshme si në Moskë, po mbahen edhe një dhjetëra qytete në mbarë Rusinë.

Ligji për pensionet parasheh rritjen e moshës deri në 65-vjeç për burra dhe 63 për gra. Ligji aktual për pesione thotë se burrat në Rusi kur arrijnë moshën 60-vjeçe dalin në pension, ndërkaq gratë përfitojnë pensionin në moshën 55-vjeçe.

Mbi 2,8 milionë persona kanë nënshkruar një penticion online kundër ndryshimit të Ligjit për pensionin./REL

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY