Pas performaces emocionuese në finalen e Kampionatin Botëror në Rusi 2018, këngëtarja e njohur nga Kosova, Era Istrefi, nuk ka harruar t’i kujtoj botës prejardhjen e saj.
24-vjeçarja është kujdesur që të mos mungojë shqiponja në finalen e madhe në “Luzhniki”, një shenjë që nuk mungoi as gjatë turneut, siç e kishin bërë edhe futbollistët shqiptarë të Zvicrës Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri në ndeshjen kundër Serbisë.
Në kohën kur ishte në shkallët e stadiumit, vetë këngëtarja ka shkëputur foton dhe e ka publikuar në rrjetet e saj sociale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/