KPK kryqëzon Arta Marku: Po tregon mungesë lidershipi

KPK kryqëzon Arta Marku: Po tregon mungesë lidershipi

125
0
Shares

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku është kryqëzuar nga ana e KPK për anën e saj profesionale dhe rolin që ajo po luan aktualisht në drejtimin e prokuorisë.

Drejtuesja e seancës së KPK,  Genta Tafa  Bungo  shfaqi  kritika në drejtim të  Markut  për mosparaqitjesn e saj  para organeve te vettingut vetë por me përfaqësues. Për këtë gjë kryeprokuorja u kryqëzua edhe  nga përdaqësuesi i ONM, Theo Jacobs i cili u shpreh se me këtë akt kryeprokurorja tregoi mungesë lidershipi.

Jacobs deklaroi se po të ishte Kryeprokurorja Marku e pranishme ai do te bente debat se perse kerkoi dy herë denim te rende për një shtetas që drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Theo kërkoi që kryeprokuoprja të  mos jape vetëm urdhëra por te permisioje realisht  imazhin e  prokurorise.

KPK  i ka vënë në dukje Markut edhe masat e mara  per disa komandime prokurorësh,  të cilat në dukje duken të paargumnetuara.

Debati midis përfaqësuesit të ONM dhe avokates së Markut:

Anëtarja e KPK, Genta Tafa Bungo: Pse s’ka ardhur Arta Marku sot? Prania e znj.Marku do ishte prestigjoze.

Lirime Çukaj: Marku e pa të arsyeshme kështu.

Theo Jacobs, përfaqësues i ONM: Shpreh keqardhjen time që Arta Marku s’është këtu. E shoh si një mungesë lidershipi

Theo Jacobs: Në rastin e hetimit të arrestimit të shoferit te dehur marku ka patur eksperience dhe s’duhet të gabonte.

Theo Jacobs: Në lidhje me rastin e shtetasit që është arrestuar me trafik rrugor, sepse kishte pirë më shumë raki. Arta Marku kërkoi për të dy herë arrest me burg. Nuk e mbështes idenë që duhet të drejtosh nën efektin e alkoolit. Por dua të përqendrohem tek kërkesa ekstreme për arrest me burg. Së pari, subjekti ka një përvojë të lartë si prokurore, nuk është fillestare. Ajo e di dallimin mes një çështjeje të vështirë dhe të thjeshtë. Ndryshe nga vendet e Europës, nëse do marr shifrat e Shqipërisë, shoh se 44 perqind e njerëzve janë në paraburgim. Ka një problem këtu për Prokurorinë, sepse ata japin sinjalin, ata kanë përgjegjësi për këtë gjë.

Avokatja Çukaj: Jam dakord me komentet e Monitoruesit Ndërkombëtar. Por referuar ligjeve, një nga qëllimeve të masave të sigurimit ose kur ka arrest në flagrancë është parandalimi i kryerjes së krimeve apo veprave penale të mëtejshme.

Genta Tafa Bungo: I lutem medias t’i përcjellë mesazhin Arta Markut mqs nuk erdhi.

Avokatja Çukaj: Prokuroria është subjekti që kërkon, por vendimin e merr Gjykata.

Theo Jacobs: Ne e dimë çfarë thote ligji. Prokuroria duhet të argumentojë kërkesën e saj. Çështja duhet t’i përshtatet rrethanave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY