Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjyqtarit Laze genjeu per 4 banesat dhe shkollen e vajzes

02/07/2018
Gjyqtarit Laze genjeu per 4 banesat dhe shkollen e vajzes
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjyqtari Laze ka dy apartamente në Tiranë, një në Vlorë dhe një në Bulqizë, tokë në Porto Palermo dhe një makinë tip ‘Benz’. Komisioni deklaron se nga hetimi ka rezultuar se ka mjaft probleme, pasi pasuria nuk justifikohet, ndërsa sipas trupës ka bërë kontrata noteriale fiktive dhe nuk ka deklaruar pagesën për shkollën e vajzës në një kolegj privat.

Analiza e KPK rreth pasurisë së gjyqtarit

“Kemi kryer hetim të thelluar mbi pasurinë. Gjyqtari ka një apartament në Vlorë, një në Tiranë në rrugën e ‘Kosovarëve’ 158 m2, një në rrugën e Durrësit 120 m2, një në Bulqizë, tokë kullotë në Porto Palermo në vlerën 200 mijë lekë, një makinë tip ‘Benz’ të blerë nga KQZ. Lidhur me apartamentin 158 m2 në Tiranë, përfituar në 2010 me vlerë 129 mijë euro nuk është deklaruar në 2010, por në 2011. Apartamenti është deklaruar 120 mijë euro dhe jo 129 mijë euro.

Në 2011 gjyqtari ka deklaruar se burimi i pagesës së 129 mijë euro ishin të ardhura nga shitja e një tjetër apartamenti. Për këtë pasuri ka mospërputhje midis deklaratës në ILDKPI dhe deklaratës vetting. Lazaj na është përgjigjur ‘e kam paguar ashtu sikur thotë kompania dhe kontrata me firmën ‘orion’. Pagesat i kam bërë me bankë dhe e kam shlyer përfundimisht në 2014’. Nga verifikime ka rezultuar se ne 2009 gjyqtari ka bërë transfertë 3.9 milionë lekë kundrejt ‘orion shpk’. Por këto pagesa nuk janë pasqyruar asnjëherë në deklaratën e pasurisë së gjyqtarit.

Më 18.5.2010 gjyqtari Artan Lazaj ka derdhur 50 mijë euro për ‘orion shpk’. Gjyqtari bankës i ka thënë janë burim nga emigracioni, por nuk është në deklaratën e vitit 2009. Në deklaratën e 2009 gjyqtari ka thënë vetëm 5 mijë euro cash nga shitja e një makine. Faktet e nxjerra nga transfertat në banka bien ndesh me ato çka gjyqtari shkruan në deklarata depozituar në ILDKPI.

Përsa i përket apartamentit 120 m2 tek Rruga e Durrësit, në deklaratën e vettingut gjyqtari thotë e ka blerë në 2004 dhe e ka shitur në 2010. Në 2004 është blerë 4 milionë lekë sipas kontratës  noteriale dhe jo 53 mijë euro sikur është shkruar në deklarimin e vitit 2004. Sipas kontratës së shitjes të këtij apartamenti. Në 2010 është 90 mijë euro dhe 8 milionë sikur është deklaruar.

Gjyqtari ka bërë kontratë noteriale fiktive. Rezulton mosperputhsje nga deklarata e gjyqtarit dhe përgjigjeve që na ka sjell gjyqtari me email. Ka mospërputhje me sasinë, mënyrën dhe kontratat e apartamenteve. Gjyqtari ka bërë kontratë noteriale fiktive, nuk ka deklaruar pjesën takuese te pasurive për bashkëshorten.

Gjyqtari dhe bashkëshortja kanë bërë deklarata të pasakta dhe të rreme. Gjyqtari ka kryer pagesa për ‘Albanian College’ për shkollimin e vajzës. Por si ka pasqyruar asnjëherë në deklaratë. 10 mijë e 280 euro shuma totale e paguar për shkollën. Gjyqtari ka bërë deklarata të paplota. Në 2017 gjyqtari ka deklaruar tokë 1 mijë m2 në Porto Palermo Himarë, në kontratë noteriale e ka vetëm ai si blerës. Ndërsa në deklaratën vetting shprehet se ka pjese takuese 1/4 e tokës. Përsa i përket makinës gjyqtari e bleu më lirë tek KQZ dhe e shiti pak kohë më pas me vlerë 5 mije euro. Pasi makina ishte e 1997. Çmimi i blerjes nga KQZ dhe shitjes tek një qytetar ka diferencë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Dosja Balluku, merret në pyetje në SPAK ish-sekretarja e Përgjithshme, Viola Haxhiademi dhe Arbër Abazi

Dosja Balluku, merret në pyetje në SPAK ish-sekretarja e Përgjithshme, Viola Haxhiademi dhe Arbër Abazi

30/04/2026
Zbardhet dëshmia e Ballës në GJKKO për çështjen “Partizani”, pyetet nga Malltezi

Zbardhet dëshmia e Ballës në GJKKO për çështjen “Partizani”, pyetet nga Malltezi

30/04/2026
Salianji con letrat e kandidimit në PD, reagon Noka: Për “Gysin” kjo derë nuk do të jetë kurrë e hapur

Salianji con letrat e kandidimit në PD, reagon Noka: Për “Gysin” kjo derë nuk do të jetë kurrë e hapur

30/04/2026
Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’

Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’

30/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Dosja Balluku, merret në pyetje në SPAK ish-sekretarja e Përgjithshme, Viola Haxhiademi dhe Arbër Abazi

Dosja Balluku, merret në pyetje në SPAK ish-sekretarja e Përgjithshme, Viola Haxhiademi dhe Arbër Abazi

30/04/2026
Zbardhet dëshmia e Ballës në GJKKO për çështjen “Partizani”, pyetet nga Malltezi

Zbardhet dëshmia e Ballës në GJKKO për çështjen “Partizani”, pyetet nga Malltezi

30/04/2026
Salianji con letrat e kandidimit në PD, reagon Noka: Për “Gysin” kjo derë nuk do të jetë kurrë e hapur

Salianji con letrat e kandidimit në PD, reagon Noka: Për “Gysin” kjo derë nuk do të jetë kurrë e hapur

30/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.