Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Belgjika mund Panamanë, shfaqet ambicia e ‘djajve të kuq’

18/06/2018
Belgjika mund Panamanë, shfaqet ambicia e ‘djajve të kuq’
Share on FacebookShare on Whatsapp

Belgjika mori tri pikët e para në Kupën e Botës pasi mposhti 3-0 Panamanë në ndeshjen e parë të grupit G. Një gol i mrekullueshëm nga Dries Mertens dhe dy gola nga Romelu Lukaku i dhanë fitoren e shumëpritur “Djajve të Kuq”.

Edhe pse rezultati tregon për një fitore të padiskutuar, golat erdhën të tre në pjesën e dytë, pasi në 45 minutat e para Panamaja befasoi belgët me një lojë të mirë në mbrojtje dhe madje duke rrezikuar në disa raste. Mertens, Hazard dhe De Bruyne provuan të gjithë të kalonin në avantazh skuadrën në pjesën e parë por pa rezultat.

Por mjaftuan dy minuta nga pjesa e dytë që sulmuesi i Napolit, Mertens, të çonte në këmbë gjithë tifozët belgë kur lëshoi një predhë të vërtetë në krah të djathtë të zonës panameze, që nuk mund të përfundonte askund tjetër veç se në rrjetë.

Pasi pësoi golin e parë, Panamaja filloi të lëshonte hapsira mbrapa dhe belgët nuk e ulën ritmit, diçka që u shpërblye shumë shpejt. Nga një zbritje e shpejtë në minutën e 69 erdhi edhe goli i dytë, kur De Bryune dhuroi një pasim fantastik për Lukakun, i cili pothuajse i vetëm në zonën e vogël, e zhyti në rrjetë me kokë.

Gjashtë minuta më vonë sulmuesi i Manchester United realizoi edhe golin e dytë personal kur mori një passim të artë nga Hazard dhe kaloi topin mbi trupin e portierit të Panamasë, për të mbyllur përfundimisht llogaritë. Një fitore e merituar për skuadrën e Roberto Martinez, që tregoi se ka ardhur në këtë Botëror për të lënë gjurmë./EDS/

Tags: rusi 2018

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

19/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.