Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Veliaj me arkitektët e Bashkisë: Teatri do jetë një gjurmë urbanistike!

18/06/2018
Veliaj me arkitektët e Bashkisë: Teatri do jetë një gjurmë urbanistike!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj vazhdon përpjekjet e tij për prishjen e Teatrit Kombëtar. Për këtë qëllim ai ka mbledhur ditën e sotme arkitektë dhe urbanistë.

Veliaj vlerësoi si tepër pozitive dëgjesën me aktorët dhe tha se se tonet e artistëve janë ulur ndërkohë që prej disa ditësh  aktorët vazhdojnë të protestojnë në sheshin para Teatrit.

“Falenderimi i parë për komunitetin e artistëve. Kemi ulur tonet dhe po kuptojmë që kjo tavolinë dhe ajo përpara përfaqëson ajkën e qytetit. T’i largohemi vulgaritetit. Kishte konsensus më shumë se ç’ mendoja. Ideja është të kemi një teatër të ri, detajet janë pjesë e negocimit. Falenderoj komunitetin e artistëve, e di kush ka background politik, nuk jam naiv por pjesa dërrmuese është larguar nga politika. Ndaj kanë të gjithë mirënjohjen time artistët dhe pres nga ata një përgjigje që të caktojnë dhe ata një apo dy përfaqësues për negociim. Kur mendojmë se vokacioni ynë i parë është ai i qytetarit bëjmë gjëra të mrekullueshme.”, u shpreh kryebashkiaku, por duket se ai e ka vendosur prishjen e Teatrit.

Vetë takimi  i stisur me urbanistë dhe arkitektë që janë të punësuar në shtet, si dhe deklaratat e folësve në këtë takim të lenë të kuptosh se qeveria e ka vendosur prishjen e Tetatrit.

Kreu i Institutit të Ndërtimit: Infrastruktura e Teatrit pa estetike

Kreu i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu në dëgjesën e organizuar sot paraditen nga  kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, Hysenlliu ka bërë publik qëndrimin e institucionit që ai drejton, mbi gjendjen aktuale të Teatrit Kombëtar.

Ai thotë se në kushtet aktuale Teatri Kombëtar rrezikon që të kthehet në një rrezik potencial për artistët, dhe po ashtu edhe qytetarët. Sipas Hysenlliut, godina e Teatrit është e rrezikshme, dhe sipas tij duhet të pezullohet aktiviteti.

“Sistemi elektrik është përtokë. Në infrastrukturën e vet është vendosur tejmase pa estetikë. Për t’u mbrojtur nga rastet e zjarrit duhet të ndërhyhet menjëherë. Në rast rreziku duhet të merren masa që dyer të jenë në madhësinë e duhur për të mundësuar daljen e njerëzve.sa i përket sistemit të zjarrit, nuk ka pompa për fikjen e tij. Nuk ka ambient se ku mund të vendosen depozitat e zjarrit. Ne kemi nxjerrë një relacion teknik, dhe i kemi kërkuar drejtorisë së Teatrit që të ndërhyjë.

Sa i takon ventilimit, situata dihet. Aty mungon ajrimi. Në konkluzionin që ka nxjerrë Instituti i Ndërtimit, kjo godinë është e pabanueshme, duhet urgjentisht të pezullohet aktiviteti. Vendimi të prishet apo jo i takon një institucioni tjetër, por ne japim vlerësimin për kushtet nga ana arkitekturore. Për ne ai objekt duhet të rrafshohet dhe të ndërtohet me ato kushte teknike që duhet sipas standardeve të nevojshme”, u shpreh ai.

Sa i takon mundësisë për restaurimin, ai tha se kostoja në këtë rast do të ishte shumë herë më e lartë se ajo e ndërtimit, pasi “Nëse bëhet fjalë për rikonstruksion duhet të ndërhyhet në masën 90 %”.

Tags: shembja e TeatritVeliaj per Teatrin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.