Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ballkani zë vendin e parë në grup, Kroacia merr fitoren e parë

16/06/2018
Ballkani zë vendin e parë në grup, Kroacia merr fitoren e parë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kroacia siguron vendin e parë në grupin D pasi mund pa shumë vështirësi 2-0 Nigerinë. Një autogol i Etebo në pjesën e parë dhe një gol me penallti nga Luka Modric në pjesën e dytë mjaftuan që kroatët të merrnin tri pikët dhe të hedhin një hap të rëndësishëm për të siguruar kualifikimin nga ai që konsiderohet si grupi më i vështirë i Botërorit.

Ballkanasit ishin gjithë kohën një rrezik përballë portës nigeriane, ndërsa afrikanët përveç dëshirës për të bërë një ndeshje të mirë nuk ishin të qartë në aksionet sulmuese dhe akoma më të paqartë në mbrojtje.

Pas vetëm çerek ore lojë Mario Mandzukic kombinoi bukur me Ivan Perisic por lojtari i Interit e dërgoi topin mbi traversë edhe pse mund të kishte bërë më mirë. Por avantazhi i kroatëve do të vinte në minutën e 32-të, kur pas një krosimi në zonë, Etebo dërgon topin me kokë në portën e tij duke devijuar një gjuajtje të Mandzukic.

Në pjesën e dytë nigerianët u përpoqën të bënin diçka më shumë, por mesfusha e Kroacisë ishte shumë e organizuar për të frenuar sulmet e skuadrës afrikane. 20 minuta para fundit të takimit, Nigeria i ndërlikon edhe më shumë punët kur Ëilliam Troost-Ekong përqafon Mandzukic në zonë dhe e rrëzon në tokë. Gjyqtari Sandro Ricci nuk ka dyshime dhe akordon 11-metërsh, që kthehet në gol nga ylli i Real Madrid. Penalltia e pestë që jepet në ditën e sotme, në katër ndeshje të luajtura.

Në minutat e mbetura nigerianët provojnë të shënojnë të paktën një gol por nuk ia dalin. Ndërsa Kroacia merr një fitore tepër të rëndësishme dhe shkon më e qetë në ndeshjet e tjera në grup kundër Islandës dhe Argjentinës.eds.com

https://streamable.com/mxant

Tags: rusi 2018

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

05/05/2026
Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

05/05/2026
Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

05/05/2026
PE , sot rezolutë për Shqipërinë, u propozuan rreth 130 amendime

Parlamenti Europian miraton raportin për Shqipërinë 2025, për herë të parë nga 2015, jashtë ndikimit të qeverisë

05/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

05/05/2026
Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

05/05/2026
Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

05/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.