Durrësi antik, zbulohen objekte historike

Durrësi antik, zbulohen objekte historike

1523
0
Shares

Qyteti i Durrësit  është një prej qyteteve e cila mbart vlera historike të patjetërsueshme. Këtë e  dëshmon jo vetëm historia e shkruar, por dhe kërkimet në fushën e arkeologjisë.  Nga gërmimet e fundit  në “Forumin Bizantin”  janë zbuluar disa objekte të rëndësishme arkeologjike.

Gërmimet në këtë pjesë të rëndësishme arkeologjike të qytetit ndodhen në sesionin e 6-të saj. Pika  më e thellë e gërmimeve, nxori në dritë disa objekte që datojnë që prej shekullit 2-të apo të 3-të pas Krishtit.

Sipas arkeologut Eduart Shehi, zbulimi i shtresave të hershme, si enë qeramike balte e qelqi, bizhuteri, enë bronxi si dhe pjesë  të tjera dëshmojnë braktisjen e menjëhershme të një banese të rrëzuar në mënyrë dramatike.

Ekspedita arkeologjike shqiptaro-franceze ka zbuluar fragmente muresh që i përkasin shtresëzimit të periudhës romake. Vetëm pas një muaji pritet që ekspedita franceze të dalë me konkluzionet përfundimtare mbi zbulimet arkeologjike, në të cilat fle qyteti antik i Durrësit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY