PD denoncoi nxjerrjen e tezës së maturantëve, reagon Nikolla:Filluat ‘babalen’ e radhës

PD denoncoi nxjerrjen e tezës së maturantëve, reagon Nikolla:Filluat ‘babalen’ e radhës

158
0
Shares

 

Partia Demokratike ka denoncuar nxjerrjen e tezës së provimit të letërsisë, i cili u zhvillua të premten. Në një status në Facebook, deputeti Luçjano Boçi publikoi dy foto, ku pretendon se testi i maturës doli vetëm pak minuta pas nisjes së testimit.

“Fakte skandaloze se si u menaxhua provimi i letërsisë së Maturës Shtetërore. Nga fotot duket si “pazar Riskoveci”. Gjithçka ka ndodhur. Jo vetëm testi doli. Nxënësit në vende të ndryshme ishin me telefon, mund të bënin foto, kopje, mund të tregonin ose të veçoheshin në ndihmë, etj…. Madje shihet qartë dhe libri çelës i gjuhës. Vetëm Maturë kjo s’mund të quhet. Një zhvlerësim total për arsimin dhe një dekurajim i plotë i shpresës së maturantëve për të ardhmen e tyre. Vetë maturantët kanë postuar talljet me Ministrinë “e ndritur” të arsimit me diçiturën: aty “shko çdo gjo vaj”(foto)….sipas drejtuesve”, shkruan Boçi në FB.

Por në lidhje me këtë akuzë reagoi edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila hedh poshtë pretendimin e opozitës.

Nikolla shprehet se opozita ka filluar “babalen” e radhës  duke publikuar në rrjete sociale pas orarit zyrtar të testimit faqe nga testi i Gjuhë- Letërsisë, duke nënvizuar se kjo tezë ka qarkulluar prej orësh.

“Thua deputeti Boci nuk e di se kur fillon e mbaron zyrtarisht testimi? A mos vallë mendoi për maturantët? Po pse nuk bën denoncimin se si përfundoi tek ai teza nëse është i interesuar që gjëra të tilla të mos ndodhin?” shkruan Nikolla.

/o-n/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY