Mustafaj: Si e shoh protestën e opozitës dhe lobimin e Ramës

Mustafaj: Si e shoh protestën e opozitës dhe lobimin e Ramës

101
0
Shares

Publicisti Besnik Mustafaj në analizën e tij për protestën e opozitës në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, tha se cilësia e protestës së opozitës meriton përgëzime e sipas tij e ka bërë ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, moralisht më të dobët.

Sipas  Mustafajt protesta është një tregues ku matet forca e pakënaqësisë, po jo forca e shpresës. “Cilësia e protestës meriton përgëzime, ishte një protestë e organizuar mirë, ku kishte dhe shoë brenda, me parrullat e pikturat. Moralisht ministri i Brendshëm është më i dobët pas kësaj proteste. Nuk e di si e lexon Xhafaj këtë.”- tha Mustafaj.

“Duhet të provohen figurat e ndryshme të opozitës apo dhe vetë liderit sa kanë aftësi artikuluese e propozimeve që sjell, se një opozitë që vetëm denoncon kthehet në sindikatë. Më vjen mirë që opozita nuk e braktis parlamentin, kam qenë kundër karrigeve bosh gjithmonë. Besoj se opozita do ta vijojë betejën në Kuvend.

Çdo kryeministër ka nevojë për reflektim, sa herë bëhen protesta, se nuk bëhen kot. Opozita është aq e vendosur në llogoren e vet, sa që nuk bën kompromis,” tha me tej në analizën e tij Mustafaj.

Sipas tij braktisja e kuvendit nga ana e pozitës është një nga teatret absurde që bën Edi Rama. “Po iku dhe pozita kush mbetet në parlament.”

Në lidhje me skenaret e ardhshem të luftës së opozitës Mustafaj u shpreh se nuk i njeh ato por  sipas tij do të  ishte gabim të ndodhnin skenarë më të tendosura se këto. Mustafaj është i mendimit që kriticizmi i opozitës nuk i bën keq çeljes së negociatave.

“Opozita nuk po bëhet pengesë për negociatat, e ka bërë detyrën e vetë përpara parlamentit. Të gjitha tentativat që bën kryeministri që ta njollosë opozitës si penguese të çeljes së negociatave, janë blofe.”

Në lidhje me lobimin që po bëhet për celjen e negociatave  Mustafaj u shpreh se është e gabuar përfshirja e  Ramës  në të.

“Është energji suplementare e harxhuar, lobimi bëhet edhe nëpërmjet ambasadave. Ai po harxhon shumë energji pa nevojë. Ministria e Jashtme dhe qeveria kanë info për secilin vend dhe se ku janë ngecjet. Kam qenë gjithnjë i bindur se duheshin çelur negociatat. Do të ishte kohë e fituar. Është dhe një mundësi në dhjetor. Po meqë janë zgjedhjet në parlamentin europian pak pas dhjetorit, nëse tani janë pak vende që janë në mëdyshje për hapjen e negociatave, në dhjetor mund të ketë 15 vende skeptike.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY