“Magjistari” i futbollit Ronaldinho, raportohet se do te martohet me dy gra në të njëjtën ditë. Kohë më parë ai ishte betuar se nuk do të martohej kurrë për shkak të dashurisë së tij për gratë.
38-vjeçari, pasi ka jetuar me dy nga të dashurat në shtëpinë e tij që nga dhjetori, ka vendosur të martohet me Priscilla Coelho dhe Beatriz Souza në gusht të këtij viti. Ish-futbollisti gjithashtu u blen atyre dhurata të njëjta.
Është raportuar gjithashtu se Ronaldinho udhëton me të dyja gratë në pothuajse çdo ngjarje që ai ndjek.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/