EMRI/ Arrestohet biznesmeni për mashtrim dhe ndërtim të paligjshëm

EMRI/ Arrestohet biznesmeni për mashtrim dhe ndërtim të paligjshëm

132
0
Shares

Policia e Tiranës ka arrestuar një ndërtues  41-vjeçar, i akuzuar për tre vepra penale “Falsifikim i vulave dhe stampave”, Ndërtim i paligjshëm” dhe “Mashtrim”. 

Në pranga u vu shtetasi Dritan Llanaj, 41 vjeç, banues në Tiranë.

“Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë me vendimin e datës 07.05.2018 ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurimit ‘Arrest me Burg’ për veprat penale ‘Falsifikim i vulave dhe stampave’, ‘Ndërtim i paligjshëm’, ‘Mashtrim’, të parashikuara nga neni 190/1, 199/a/3 dhe 143/3 i kodit penal”, sqaron policia.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY