Dashi
Do të ketë surpriza të bukura të cilat do ju lejojnë që të shikoni me sy tjetër disa situata, të cilat nuk i keni pasur të qarta deri më tani. Sa i takon dashurisë, kjo është një periudhë mjaft pozitive, për gjithë ata që duan të nisin ndërtimin e një familje.
Demi
Në mendjen tuaj do të rikthehen disa mendime negative, të cilat edhe më parë iu kanë tensionuar. Megjithatë horoskopi i kësaj të enjte, parashikon një fazë të rëndësishme rikuperimi. Prandaj mos u përfshini nga melankolia, por shikojeni si një mundësi të mirë për të kuptuar mënyrën se si duhet të mbyllni përfundimisht një kapitull të jetës suaj që ju ka shqetësuar.
Binjakët
Do e gjeni veten në disa situata vërtetë të sikletshme, gjithçka pasi në dashuri po zbuloni disa ndjesi të reja, të cilat mendonit se i kishit fshehur kohë më parë. Rrini të qetë dhe të sigurtë në vete, pasi në këtë moment është e rëndësishme që të mos shfaqni anën tuaj të dobët.
Gaforrja
Është e rëndësishme që gjatë kësaj dite të jeni të organizuar dhe të analizoni çdo veprim që keni bërë në të kaluarën, para se të arrini marrëveshje të reja profesionale. Yjet parashikojnë që gjatë kësaj të enjteje, do të keni një takim të papritur, i cili do ju lumturojë pafund.
Luani
Dini si të jeni gjithmonë shumë efikas në vendin tuaj të punës. Por mos harroni se duhet të mbani parasysh edhe pikëpamjen e kolegëve tuaj, për të qenë një drejtues/e i vërtetë. Në dashuri kjo ditë do të jetë plotë emocione të forta.
Virgjëresha
Synimi juaj në këtë moment është që të rishikoni disa çështje të së kaluarës suaj dhe të kaloni përfundimisht gjithë situatat e mbetura pezull me familjen apo njeriun tuaj të zemrës. Tregoni kujdes ndaj ndonjë keqkuptimi të vogël, i cili mund t’iu hapë probleme.
Peshorja
Nëse keni dhënë maksimumin në çuarjen përpara të një projekti të rëndësishëm, tashmë mos u druani në arritjen e tij. Ajo që ka rëndësi është që të riktheheni në lojë dhe të rrezikoni. Keni nevojë për më shumë paqe dhe qetësi, kështu që shkëputuni nga telefoni, kompjuteri dhe televizori. Nuk do të jeni të kënaqur me rezultatet e një aktiviteti profesional. Do të vini re mundësi të mira përpara jush, të cilat janë më afër nga sa mendoni.
Akrepi
Kjo është shenja më e favorizuar e ditës. Do të dini të shfaqni anën tuaj më të mirë, duke mahnitur personat që ju rrethojnë. Do të jetë një ditë mjaft intensive, për ata që janë të përfshirë në një histori të lumtur dashurie. Sa i takon profesionit, kjo është një fazë shumë pozitive, ku do të keni projekte shumë të suksesshme në horizont. Nëse keni një aktivitet autonom, do të ndiheni të frymëzuar dhe me një ide, e cila do të rezultojë mjaft e suksesshme.
Shigjetari
Ndonjë keqkuptim i vogël mes jush dhe personit që dashuroni, mund të mos dëmtojë në këtë moment, por do ju bëjë që të rrisni edhe më shumë vëmendjen tuaj ndaj partnerit/es. Fokusi juaj është në rindezjen e pasionit, për të rikuperuar harmoninë e munguar. Nëse keni një jetë të kënaqshme në çift, kjo do të funksionojë më së miri. Lajme të mira vijnë dhe për ata që janë vetëm. Sa i takon punës, parashikohen vështirësi në horizont. Do t’iu duhet të shihni më qartë situatën.
Bricjapi
Probleme të vogla nuk do rreshtin së shqetësuari. Mund të ndiheni konfuz në këtë moment dhe nuk do dini si të veproni. Mundohuni të qëndroni në ambient me shoqërisë dhe jo vetëm me partnerin/en. Nuk priten mundësi të mira për ata që janë vetëm. Sa i takon sferës profesionale, mund të hasni në ndonjë problem të paparashikuar. Bëni kujdes ndaj atyre që flasin shumë dhe japin pak, pasi mund të kenë tendencë t’iu nxjerrin nga loja.
Ujori
Ju pret një periudhë e mirë, sa i takon anës sentimentale. Nëse jeni në një raport të kënaqshëm në çift, do të ndiheni fare pranë parajsës. Ditë e jashtëzakonshme parashikohet edhe për ata që janë vetëm. Në sferën profesionale kjo ditë, nuk do të jetë në anën tuaj. Do të keni shumë ide, por duhet të organizoheni mirë për t’ia dalë mbanë.
Peshqit
Do të përjetoni emocione të forta dhe intensive, të cilat do ju krijojnë idenë sikur nuk jeni me këmbë në tokë. Ata që janë të dashuruar, do të kenë një ditë të bukur. Venusi, simboli i dashurisë do të ngacmojë zemrat e atyre që janë vetëm. Do të bëni një takim mbresëlënës, ku parashikohet nisja e një historie dashurie. Kjo ditë do të jetë tejet normale sa i takon punës, ku do të mbani ritmin aktual.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/