Greqi, policia prangos shqiptarët që trafikonin drogën nga Athina në Patra, mes...

Greqi, policia prangos shqiptarët që trafikonin drogën nga Athina në Patra, mes tyre edhe një vajzë

151
0
Shares

Policia greke deklaroi gjatë dites ë sotme se ka asgjësuar një grup që kishte organizuar transportimin e një sasie droge nga Athina për në Patra, ku do të trafikohej. Në pranga kanë rënë katër shtetas shqiptarë, të moshës 37, 33 dhe 28 vjeç, si dhe një femër me moshë 26 vjeçe.

Kjo e fundit bashkë me 33 vjeçarin, ndodheshin në një makinë që lëvizte në aksin Athinë Patra, ndërsa makina tjetër që drejtohej nga 37 vjeçari kishte rolin e pararojës.

Kur ata mbërritën në qytezën e Rios, në makinën e dytë hipi dhe 28 vjeçari dhe të gjithë bashkë shkuan në një vend afër parkingut të spitalit, ku fshehën midis shkurreve tre qese plastmasi. Një skuadër e policëve kontrolluan aty dhe konstatuan se brenda qeseve kishte 11 paketa me kanabis, me peshë të përgjithshme 9,05 kilogramë.

Skuadra tjetër arrestoi katër shqiptarët që sipas komunikatës së policisë tentuan të rezistonin, por pa rezultat.

Foto Ilustruese

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY